Home / Lajme / Maqedoni / FMK: Nuk ndërtohet Kisha mbi themelet e Xhamisë

FMK: Nuk ndërtohet Kisha mbi themelet e Xhamisë

16 shkurt-
Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve musliman në Maqedoni që të tregohen maksimalisht të matur, por edhe të qëndrojnë stoik në besimin e tyre islam dhe qoftë nevoja që të mbrojnë me të gjitha mjetet e duhura politike identitetin e tyre kombëtar, kulturor dhe fetar .

Forumi Musliman i Kosovës(FMK), si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, thotë se ndjehet i shqetësuar dhe i shokuar pa masë me rastin e tentimit të ndërtimit të një kishe ortodokse maqedone në brendi të Kalasë së Shkupit dhe atë në mënyrë më tinëzare, natën, duke vendosur konstruksionin e projektuar më parë të kishës ortodokse.

“Edhe pse dihet botërisht se ekziston edhe fotoja e xhamisë së dikurshme ekzistuese brenda Kalasë, e cila është rrënuar në vitin 1925 nga pushteti serb, tani pushteti maqedonas natën dhe me dhunë do të ndërtojë një kishë mbi themelet e xhamisë që është shkelje e konventës mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore historike, e cila parasheh që nëse ekzistojnë gjurmët apo shenjat e ekzistimit të ndonjë kulti apo objekti fetar të mëparshëm, atëherë është e drejtë që të restaurohet apo rindërtohet objekti fetar ekzistues”, deklaroi kryetari i Forumit Musliman të Kosovës, Fuad Ramiqi.

Sipas tij, qeveria maqedonase duhet të mundësojë, që sa më parë në Kala të rindërtohet xhamia e dikurshme ekzistuese, me të cilën do të pasurohej edhe më tepër Shkupi, si një qytet i cili gjatë gjithë historisë së vet ka qenë i njohur për objekte të ndryshme të trashëgimisë së pasur kulturore historike, e të cilat gjatë kohës janë rrënuar me dhunë nga pushteti serb e maqedonas por edhe nga pasoja e tërmetit që Shkupi u goditi në vitin 1963.

Forumi Musliman i Kosovës thotë se, nuk është kundër ndërtimit të kishave, të kujtdo qofshin ato, kur kjo është pa konotacione diskriminuese dhe politike e për nevoja fetare, por nuk do të hesht, dhe do të ngrit zërin e tij si gjer tani ndaj ndërtimit të kishave politike në kurriz të përvetësimit të fakteve historike e mbi themelet e dikurshme të xhamive ekzistuese, e kundër trashëgimisë kulturore, fetare, historike të shqiptarëve musliman në Maqedoni..

Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve musliman në Maqedoni që të tregohen maksimalisht të matur, por edhe të qëndrojnë stoik në besimin e tyre islam dhe qoftë nevoja që të mbrojnë me të gjitha mjetet e duhura politike identitetin e tyre kombëtar, kulturor dhe fetar .

Ata thonë se edhe në të ardhmen do të angazhohet dhe do të ngrit zërin përherë kundër çdo cenimi të integritetit dhe dinjitetit njerëzor, të shkeljeve flagrante të drejtave njerëzore dhe fetare të garantuara me Konventat ndërkombëtare , e veçanërisht kur janë në pyetje shqiptarët musliman në Maqedoni dhe si i tillë fare nuk do të hesht, sepse “heshtja është miratim”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *