Home / Lajme / Maqedoni / Franca deportoi 80 azilkërkues

Franca deportoi 80 azilkërkues

17 shkurt-
Kthimi i azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet europerëndimore nëpërmjet aeroportit të Ohrit është bërë për të evituar skenat e padëshiruara që ndodhën në aeroportin e Shkupit, nga prania e gazetarëve, por as sot azilkërkuesit e riatdhesuar nuk i shpëtuan gazetarëve, por as gazetarët nuk i shpëtuan krejtësisht “kërcënimeve” nga azilkërkuesit e riatdhesuar, për ti mos i filmuar ose fotografuar.

80 azilkërkues shtetas të Maqedonisë janë deportuar sot nga autoritetet franceze dhe se ata me një fluturim çarter nga Lioni mbërritën në Aeroportin e Ohrit.

Pjesa dërmuese e azilkërkuesve të riatdhesuar sot, ishin të nacionalitetit rom, nga Manastiri, Shtipi dhe qytete tjera të Maqedonisë, të cilët familjarisht kanë udhëtuar drejtë Francës.

Në aeroportin e Ohrit, kishin dalë shumë familjarë të azilkërkuesve, për ti pritur familjarët e tyre të riatdhesuar.

“ Jam duke pritur vajzën dhe dhëndrin, që kanë udhëtuar në Francë pwrmes agjencive turistike, për jetë më të mirë, nga skamja, papunësia dhe varfëria”-deklaroi një qytetar nga Manastiri.

Një azilante deklaroi: “Atje qëndruam dy muaj, të vendosur në një hotel, ku na jepnin ushqim dhe asgjë tjetër dhe tani na kthyen”.

Një tjetër azilkërkues u shpreh: “Kam qenë tre muaj tek një kushëri i mi në Francë dhe vullnetarisht kërkova të kthehem”.

Kthimi i azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet europerëndimore nëpërmjet aeroportit të Ohrit është bërë për të evituar skenat e padëshiruara që ndodhën në aeroportin e Shkupit, nga prania e gazetarëve, por as sot azilkërkuesit e riatdhesuar nuk i shpëtuan gazetarëve, por as gazetarët nuk i shpëtuan krejtësisht “kërcënimeve” nga azilkërkuesit e riatdhesuar, për ti mos i filmuar ose fotografuar.

Megjithatë, vigjilenca e shërbimit policor në aeroportin e Ohrit ishte në nivel dhe nuk lejuan kurrfarë incidenti.

Përndryshe, vlen të theksohet se Kompania turke TAV, ka hequr mbishkrimin e madh mbi ndërtesën e aeroportit ku ishte shkruar “Aeroporti Shën Apostuli Pavle”, pa dhënë sqarim askujt.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *