Home / Lajme / Rajon / Frattini anuloi vizitën në Kosovë

Frattini anuloi vizitën në Kosovë

6 shkurt-
Frattini të hënën do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadic, zëvendëskryeministrin Bozidar Djelic dhe me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremic.

Shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini ka anuluar vizitën për në Kosovë, njoftoi ambasada italiane në Beograd.
Sipas paralajmërimeve të bëra të Frattinit gjatë vitit të kaluar, ai gjatë vizitës në rajon kishte paraparë të vizitojë edhe Prishtinën, por për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe moskonstituimit të qeverisë së re është anuluar vizita.

Frattini të hënën do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadic, zëvendëskryeministrin Bozidar Djelic dhe me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremic.

Kryediplomati italian, sipas mediave serbe, me zyrtarët në Beograd do të bisedojë rreth procesit të integrimit të Serbisë në BE, bashkëpunimit rajonal, si dhe dialogun e paralajmëruar midis Beogradit dhe Prishtinës nën mbikëqyrje të BE-së.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *