Home / Lajme / Maqedoni / Fuere takon Bexhetin dhe keshilltaret

Fuere takon Bexhetin dhe keshilltaret

2 shtator-
“Gjatë takimit biseduam për sfidat para të cilave gjendet Maqedonia, si për shembull për rrjedhën e procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë qëllim theksuam fillimin emergjent të një kampanje informative në mënyrë që qytetarët të jenë të njohur për rrjedhën e këtij procesi të rëndësishëm për vendin”, tha Fuere.

Përkushtimi për zgjidhjen e problemeve që tangojnë komunat, përparimi i dialogut ndëretnik, qasje e drejtë ndaj procesit të decentralizimit si dhe këmbimi i përvojave nga sfera të ndryshme me interes kanë qenë pikat që u diskutuan të martën gjatë takimit të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti me ambasadorin e BE-së në Shkup Ervan Fuere.
“Gjatë takimit biseduam për sfidat para të cilave gjendet Maqedonia, si për shembull për rrjedhën e procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë qëllim theksuam fillimin emergjent të një kampanje informative në mënyrë që qytetarët të jenë të njohur për rrjedhën e këtij procesi të rëndësishëm për vendin”, tha Fuere.
Pasi që Ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuere është në fund të mandatit të tij, u shpreh se ishte privilegj i veçantë që të punojë në Maqedoni në të mirë të popullit të këtushëm. “Dëshiroj që bashkëpunimi i këtillë i frytshëm të vazhdojë edhe me pasardhësin tim, në këtë mënyrë bashkërisht me përkushtim të punojmë për implementimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit. Gjatë këtyre pesë viteve kam shumë kujtime që do ti marr me vete. Do të kujtoj eksperiencën time të deritanishme dhe marrëdhëniet e mira që kam krijuar në këtë vend. Dëshiroj t’ju siguroj që edhe në të ardhmen do të keni përkrahjen tonë”, tha Fuere.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti falënderoi ambasadorin Fuere për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjes së problematikave të pushtetit lokal. “Falënderojmë ambasadorin Fuere për këshillimet dhe ndihmat në drejtim të implementimit të drejte e të shpejtë të procesit të decentralizimit, falënderojmë për përkrahjen në realizimin e projekteve të përbashkëta me BE-në dhe gjithashtu dëshirojmë që pasardhësi i z. Fuere të jetë po kaq bashkëpunues në drejtim të realizimit të shumë projekteve të përbashkëta”, tha Bexheti.

Gjatë qëndrimit në komunën e Tetovës, Ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuere pati takimin e tij të fundit edhe me Këshillëtarët e kuvendit komunal të Tetovës. Këshilltarët, përfaqësues të të gjitha partive politike pjesëmarrëse në kuvendin komunal të Tetovës shprehën falënderimet për punën e deritanishme të ambasadorit Fuere. Këshilltarët theksuan se ambasadori Fuere do të mbahet mend për shumë punë të rëndësishme që ka bërë për Maqedoninë dhe për qytetin e Tetovës në veçanti. Duke i uruar shëndet e suksese të mëtejshme ata shprehën vendosmërinë se bashkëpunimin e njëjtë që filloi ambasadori Fuere do ta kultivojnë edhe me pasardhësit e tij.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *