Home / Lajme / Maqedoni / Fuere:’Opozita duhet të kthehet në Kuvend’

Fuere:’Opozita duhet të kthehet në Kuvend’

2 shkurt-
”Shumë herë deri tani e kemi përsëritur se mënyra e vetme për të përmirësuar gjendjen në vend dhe përparimi mëtejmë i reformave është përmes një dialogu të vërtet, të sinqertë dhe të gjithëmbarshëm mes të gjitha subjekteve politik. Për këtë shkak shfrytëzojmë rastin që ti bëjmë thirje qeverisë, pushtetit, qoftë kryeministrit apo presidentit që të organizojnë takim liderësh i cila do të fokusohet në të gjitha çështjet e hapura” tha ambasadori i BE-së Ervan Fuere.

Opozita duhet të kthehet në Parlament pasi bojkoti nuk është forma më e qëlluar për zgjidhjen e problemeve. Ky ishte mesazhi të cilin euroambasadori ErvanFuere ia përcolli sot liderit të opozitës Branko Cërvenkovski. Sipas Fueres, Maqedonia ndodhet në situatën e tanishme për shkak të mungesës së dialogut politik dhe mospërfilljes së rekomandimeve të Komisionit Evropian.

”Shumë herë deri tani e kemi përsëritur se mënyra e vetme për të përmirësuar gjendjen në vend dhe përparimi mëtejmë i reformave është përmes një dialogu të vërtet, të sinqertë dhe të gjithëmbarshëm mes të gjitha subjekteve politik. Për këtë shkak shfrytëzojmë rastin që ti bëjmë thirje qeverisë, pushtetit, qoftë kryeministrit apo presidentit që të organizojnë takim liderësh i cila do të fokusohet në të gjitha çështjet e hapura” tha ambasadori i BE-së Ervan Fuere.

Shkaqet që çuan në bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës sipas Fueres janë të përfshira edhe në rekomandimet e dy raporteve të fundit të Komisionit Evropian. Fuere pranon se si pasojë e mospërmbushjes së rekomandimeve, Maqedonia tashmë ndodhet në krizë parlamentare.

“ Na u përmendë shkaqet, të cilat veçmë dihen, siç janë liria e gjyqësorit, liria e medieve. Këto në fakt janë të përfshira në raportin vjetor të Komisionit. Por nga ana tjetër cila është poenta e këtij raporti kur nuk kemi rezultate, apo ndryshime.

Pa mëdyshje është se gjendemi në kushte të krizës parlamentare, sepse parlamenti është i përbërë nga parti që janë pjesë e pushteti dhe një të themi parti më e vogël opozitare, ashtu që nga ky aspekt është më se e qartë se në parlament kemi një krizë të caktuar politike” tha Ervan Fuere, euroambasador.

Ndërkohë nga LSDM-ja njoftojnë se në këtë takim Cërvenkovski e ka njoftuar euroambasadorin Fuere për shkaqet që sollën bojkotin e Parlamentit “Politika të cilën zbaton pushteti aktual në mënyrë më direkre rrënon parimet demokratike, andaj LSDM-ja nuk dëshiron të jetë bashkëpjesëmarrëse në këtë”.

Cërvenkovski ka theksuar se ai personalisht asnjëherë nuk ka mbështetur bojkotin e kuvendit, por sipas tij më nuk ka kushte për luftë demokratike në kuadër të institucioneve.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja i hedhin poshtë si të pa baza pretendimet se Maqedonia është në krizë politike. Sipas tyre krizë ka, por ‘krizë të komunikimit politik’ pasi VMRO-DPMNE-ja ende nuk është e njoftuar me kërkesat konkrete të LSDM-së. Ndryshe gjendja politike aktuale në vend mbrëmë uli në tryezë edhe partnerët e koalicionit qeveritar Gruevski-Ameti, megjithatë mbeten të paqarta shumë çështje, ndër ajo nëse VMRO dhe BDI janë të gatshme që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *