Home / Sport / Futsall, fitojnë Ilirët, UEJL dhe Shkëndija humbin

Futsall, fitojnë Ilirët, UEJL dhe Shkëndija humbin

Të dielën ka startaur faza e play-offit në Ligën e Parë të futbollit të vogël të Maqedonisë, në të cilën marrin pjesë tre skuadra shqiptare. Fillimi nuk ishte i mirë për ekipet tetovare UEJL dhe Shkëndija, derisa ‘Royal Ilirët’ startaun me fitore.

Ekipi i UEJL-it, në Tetovë paralajmëroi fitore përballë Hedisit, mirëpo në fund u desh të pajtohen me disfatë 3:1. Miqtë që në pjesën e parë shënuan gol, duke paralajmëruar befasinë, mirëpo ‘studentët’ arritën të barazojnë dhe për një moment bënë të besohet se rrikthejnë gjërat në faor të tyre. Mirëpo në pjesëë dytë skuadra e UEJL-it pranoi dy gola ‘të lehtë’, pas gabimeve në mbrojtje dhe në këtë mënyrë u mënudën me rezultatin 3:1, duke marrë një goditje të madhe në ambiciet për titullin e kampionit. Shkëndija që më parë kishte të qartë se nuk ka çka këkron të ekipi i Zhelezarecit, pasi kampionët në fuqi kanë përvojë të madhe, ndërsa në fund të 2010 veç më kishin mundur njëherë ‘kuqezinjtë’ në Tetovë në kuadët të Kupës. Takimi u dominua në përgjithësi nga vendasit, të cilët në fund Shkëndijën e përcollën me 13-të gola në rrjetë, duke fituar me rezultatin 13:1. Skuadra kumanovare ‘Royal Ilirët’ mbrojti nderin e ekipeve shqiptare në garat e play-offit, pasi arriti të shënojë fitore në cilësi të mysafirit, duke mundur në Vinicë skuadrën e Vienamit me rezultatin 9:4. Kumanovarët me këtë fitore konfirmuan edhe një herë ambicet e tyre për titullin e kampionit, ndërsa nëse janë të ‘pjekur’ për një gjë të tillë, do të mësojmë javën e ardhshme kur në teren vendas do të përballen me skuadrën e Zhelezarecit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *