Home / Sport / Futsall, Shkëndija mund Hedisin

Futsall, Shkëndija mund Hedisin

Klubi i Futbollit të Vogël Shkëndija të dielën ka mundur Hedisin me rezultatin 5:3 në kuadër të xhiros së dytë të play-offit në Ligën e Parë të Maqedonisë në futsall.

‘Kuqezinjtë’ të përkrahur nga grupi i tifozëve ‘Ballistët’ të cilët krijuan atmosferë fantastike dhe numrit të madh të shikuesëve që kishin mbushur përplot palestrën, treguan lojë shumë të mirë, luftarake dhe sakrifikuese, duke arritur në fund të marrin me merritë fitoren. Skuadra e Hedisit e cila një javë më parë në të njëjtën palestër kishte mundur 3:1 UEJL-in, hapi mirë ndeshjen dhe përkundër lojës së motivuar të Shkëndijës, dukej se kontrollonin mirë takimin. Kështu ata arritën të shënojnë një gol dhe të shkojnë në pushim me epërsi 1:0. Me negativë prej një goli, ‘kuqezinjtë’ në pjesën e dytë hynë edhe më të motivuar duke krijuar shtypje të madhe para portës së Hedisit, kur edhe krijuan numër të madh të rasteve për të shënuar. Në saje të një loje të këtillë, djelmoshat e Shkëndijës arritën të shënojnë pesë gola, ndërsa pranuan vetëm dy. Kasami dhe Xhelili ishin autorë të nga dy golave, ndërsa Lika kontriboi me një gol, për rezultat të përgjithshëm 5:3. ‘Lojë shumë e mirë, efikase dhe fitore e merituar e jona. Falemenderojmë publikun dhe shpresojmë të kenë ngelur të kënaqur me paraqitjen tonë”, deklaroi njëri prej futbollistëve të KFV Shkëndija, Blerim Besimi. Shkënëdija me këtë fitore ka treguar se është duke ngritur cilësinë në lojën e saj, ndërsa njëkohësisht satisfaksion i madh për ta është që arritën të fitojnë përballë skuadërës që ishte shpallur fituese e Grupit B, në fazën e rregullt të kampionatit. Por Hedisi pas kësaj humbje, duket se përshëndetet nga gara për titullin e kampionit. Ndërkohë në xhiron e ardhshme në program është derbi i madh tetovar, kur do të përballen skuadrat e UEJL-it dhe Shkëndijës. ‘Do të jetë një duel shumë interesant. Presim numër të madh të shikuesëve, ndërsa ne premtojmë angazhim maksimal. Shpresoj në paraqitje të mirë, fer dhe korrekte, ndërsa në fund le të fitojë më i miri’,-përfundoi Besimi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *