Home / Lajme / Maqedoni / Gjermania deportoi 60 azilkërkues

Gjermania deportoi 60 azilkërkues

10 shkurt-
MPB bëri të ditur se një grup azilkërkuesish pas mbërritjes në Aeroportin e Shkupit, në ambientet zyrtare kanë pasur zënka me policë gjerman, që ishin përgjegjës për dorëzimin pranë autoriteteve të Shkupit. Më pas grupi i revoltuar i azilkërkuesve kanë sulmuar edhe ekipet e gazetarëve.

60 azilkërkues shtetas të Maqedonisë janë deportuar sot nga autoritetet gjermane dhe se ata me një fluturim çarter nga Berlini mbërritën në Aeroportin e Shkupit.

Ministria e Brendshme njoftoi se nga 60 shtetasit që kishin kërkuar statusin e azilit në Gjermani, 59 prej tyre janë të komunitetit rom dhe njëri vetëm shqiptar.

Ata u deportuan sot herët në mëngjes nga qyteti i Drezdenit, ndërsa një pjesë e tyre kanë marrë edhe ndalesa disa vjeçare për të hyrë në territorin gjerman.

MPB bëri të ditur se një grup azilkërkuesish pas mbërritjes në Aeroportin e Shkupit, në ambientet zyrtare kanë pasur zënka me policë gjerman, që ishin përgjegjës për dorëzimin pranë autoriteteve të Shkupit. Më pas grupi i revoltuar i azilkërkuesve kanë sulmuar edhe ekipet e gazetarëve.

Policia theksoi se ka ndjekur nga afër situatën dhe në rast se konstatohen shkelje të rënda të ligjit, atëherë ndaj sulmuesve do të ngriten procedura penale.

Ky është grupi i dytë i azilkërkuesve nga Maqedonia që rikthehen në mënyrë të organizuar nga autoritetet gjermane, për shkak të refuzimit të dhënies së të drejtës së azilit. MPB bëri thirrje që të gjithë qytetarët të respektojnë liberalizimin e vizave dhe të shmangin aplikacionet dhe keqpërdorimet e tjera për statusin e azilit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *