Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:Frika e Cërvenkovskit duket nga Hëna

Gruevski:Frika e Cërvenkovskit duket nga Hëna

28 shkurt-
Kryeministri Gruevski, ka kërkuar nga LSDM-ja, që të propozojë kryetarin e KSHZ-së, ndërsa për ndryshe ai do të jetë i obliguar që të kërkojë respektimin e ligjeve dhe kreun e KSHZ-së, ta propozojë komisioni parlamentarë i zgjedhjeve dhe emërimeve.

Nga hëna përveç murit Kinez, duket edhe frika e Branko Cërvenkovskit nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare”,kështu ka deklaruar,Kryeministri i Maqedonisë, Nikoall Gruevski, pas refuzimit të ofertës së tij nga ana e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Numri një i qeverisë edhe një herit ka ftuar opozitën dhe liderin e saj, Branko Cërvenkovski, që të kthehen në parlament dhe të vendosin për shpalljen e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri Gruevski, ka kërkuar nga LSDM-ja, që të propozojë kryetarin e KSHZ-së, ndërsa për ndryshe ai do të jetë i obliguar që të kërkojë respektimin e ligjeve dhe kreun e KSHZ-së, ta propozojë komisioni parlamentarë i zgjedhjeve dhe emërimeve.

Kryeministri Gruevski, ka thënë se ai dhe partia e tij do të bëjnë çmos që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, ndërsa ne si bartës të pushtetit do të ftojmë që zgjedhjet të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë.

Gruevski, i ka komentuar edhe shkrimet e fundit në media se ai ka pranuar ndryshimin e emrit kushtetues që në prill të vitit 2008.
“Nuk është e vërtetë se ne kemi pranuar ndryshimin e emrit kushtetues, para mbajtjes së Samitit të Bukureshtit, por kemi pranuar që propozimi I ndërmjetësit, Nimic të vihet në referendum dhe për atë të vendosin qytetarët e Maqedonisë”,ka thënë Gruevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *