Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:Jemi në komunikim me BDI-në për incidentin në Kala

Gruevski:Jemi në komunikim me BDI-në për incidentin në Kala

11 shkurt-
Kryetari Gruevski, si një politikan, nuk do të lejojë që kjo situatë të ndikojë në marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk do të lejojë që ndokush ta keqpërdorë për qëllime të veta dhe të krijojë skenar dramatik për ndonjë destabilizim.

Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë lidhur me incidentin që ka ndodhur në Kala në Shkup, e informon publikun si vijon:
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë zoti Nikolla Gruevski, i cili sot ishte për vizitë në disa vendbanime në Tetovë dhe Kërçovë, ishte i informuar për situatën e tensionuar që është krijuar në Kala nga ana e institucioneve kompetente, të cilat sipas kompetencave të tyre duhet të deklarohen për të gjitha aspektet dhe rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Kryetari Gruevski, si një politikan, nuk do të lejojë që kjo situatë të ndikojë në marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk do të lejojë që ndokush ta keqpërdorë për qëllime të veta dhe të krijojë skenar dramatik për ndonjë destabilizim.
Kryetari i Qeverisë vlerëson se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe sinqerisht beson se kjo do të ndodh, ndërkaq për situatën e krijuar është komunikuar me partnerët e koalicionit, thuhet ne kumtesen e leshuar nga Zyra e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *