Home / Lajme / Maqedoni / Gruveski sfidon për të dytën herë Cërvenkovskin

Gruveski sfidon për të dytën herë Cërvenkovskin

22 shkurt-
Pesë muaj çdo ditë kërkon zgjedhje dhe thua se jemi në pushtet pa mbështetjen e popullit edhe pse zgjedhjet i kemi fituar në mënyrë legjitime. Ja zgjedhje keni , tani menjëherë pa asnjë prolongim pa blerë në kohë. Të thëras në zgjedhje , qartë dhe zëshëm dhe është e guximshme të pranosh”ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski, në konferencën e tij për shtyp.

Kryeministri i Maqedonisë njëherit edhe lider i VMRO-DPMNE-së,Nikolla Gruevski përmes një konference për shtyp ka kërkuar nga Lideri i opozitës Branko Cërvenkovski, që të pranojë ofertën e tij për zgjedhje të parakohshme pa manipulime dhe kushtëzime.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar , Cërvenkovski bën blof, duke thirur në zgjedhje , atë që dua t’ia them është se secili i cili bën blof , në një moment duhet të jet i gatshëm të ballafaqohet me blofin e tij. Nuk kam ndërmend që të garoj me ty , të flas dhe të mos punojë asgjë,stili im është të punojë.

Pesë muaj çdo ditë kërkon zgjedhje dhe thua se jemi në pushtet pa mbështetjen e popullit edhe pse zgjedhjet i kemi fituar në mënyrë legjitime. Ja zgjedhje keni , tani menjëherë pa asnjë prolongim pa blerë në kohë. Të thëras në zgjedhje , qartë dhe zëshëm dhe është e guximshme të pranosh”ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski, në konferencën e tij për shtyp.

Në VMRO-DPMNE, thonë se nga të gjitha kërkesat e LSDM-së, relevante për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme janë vetëm ata që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin zgjedhorë , dhe kanë ftuar opozitën që të kthehet në parlament për ti miratuar të njëjtat. Partia e Gruevskit ka potencuar se në rast se opozita vendos që të kthehet në kuvend, ndryshimet në Kodin zgjedhor, mund të përfundojnë brenda dy ditëve.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së,në seancën e mbrëmshme ka vendosur që për shef të shtabit zgjedhor ta emërojë , sekretarin e përgjithshëm , Martin Protuger.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *