Home / Lajme / Maqedoni / Incidentet në shkolla aktivizojnë policinë

Incidentet në shkolla aktivizojnë policinë

3 shkurt-
Vitet e kaluara kemi pasur ndonjë rast ku i është gjetur ndonjë thikë apo boks hekuri, me çka arsyetohen se kërcënohen nga nxënës në rrugë me marrje të celularëve apo parave dhe i përdorin për vetëmbrojtje” tha Abas Abazi, drejtor i Shkollës së Mesme Tekstile, Tetovë.

Thika, doreza hekuri e madje edhe pistoleta gjenden në çantat e nxënësve. Të paktën, ky imazh është nxjerrë nga shkolla e mesme tekstile në Tetovë, por e njëjta pasqyrë mund të përftohet thuajse në të gjitha shkollat e vendit. Këto armë, janë sekuestruar nga vetë drejtori i shkollës së mesme të Tekstilit, gjatë kontrolleve të rastësishme ndaj nxënësve. Drejtori i tregoi ato sot dhe tha se nxënësit shpeshherë arsyetonin veten për armëmbajtjen pa leje.
“Vitet e kaluara kemi pasur ndonjë rast ku i është gjetur ndonjë thikë apo boks hekuri, me çka arsyetohen se kërcënohen nga nxënës në rrugë me marrje të celularëve apo parave dhe i përdorin për vetëmbrojtje” tha Abas Abazi, drejtor i Shkollës së Mesme Tekstile, Tetovë.

Duke u nisur nga kjo situatë, por edhe incidentet e fundit në shkollat të ndryshme të vendit, Policia e Tetovës është vënë në lëvizje. Edhe vetë nxënësit shprehen të shqetësuar që mes tyre qarkullon tendenca në rritje kohët e fundit, e mbajtjes nëpër çanta e sendeve ose mjeteve të dhunës.

“Kemi hasur në disa probleme në shkollën tonë. Në probleme kanë përdorur thika… disa nxënës juanë rrahur” një nxënës.

“Po, ka pasur. Kam pas shokë që kemi nejt bashkë… Kur kemi dal jasht janë zënë dhe i kanë nxjerrë thikat“ tha një nxënës.

“Po, ka pas raste që kanë pasur thikë dhe jam munduar t’i ndihmoj, i kam ndajt” tha një nxënës.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka paralajmëruar intensifikimin e masave parandaluese në shkollat e mesme dhe ato 9 vjeçare. Në kuadër të aktiviteteve policia do të realizojë takime me përgjegjësit e të gjitha shkollave, ku do të bisedohet mbi sigurinë e brendshme në objekte dhe oborret e shkollave.

“Në këto takime do bisedohen edhe hapat e mëtejshëm në funksion të zbulimit në kohë dhe parandalimit të prishjes së qetësisë dhe rendit publik nëpër objekte por edhe format dhe mundësitë e informimit të dyanshëm shkollë-polici. Me këtë aktivitet të përforcuar parashikohet edhe përforcimi i shërbimeve patrulluese në afërsi të shkollave” tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së, Tetovë.
Ky aksion është mirëpritur edhe nga drejtorët e shkollave. Ata shprehen se një nismë e tillë, duhej ndërmarrë madje, më herët.

“Çdo aksion që merret për sigurinë e nxënësve, ne e mirëpresim. Ne edhe më herët kemi kërkuar bashkëpunim me organet e punëve të brendshme që të ketë siguri dhe stabilitet në shkollat tona, por besoj se masat e shtuara që do marrim për sigurinë e nxënësve do ndikojë edhe më pozitivisht” tha Gazmend Arifi, drejtor i Gjimnazit të Tetovës.

Pikërisht bashkëpunimi më i fortë mes shkollave dhe policisë, sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, do të ndihmojnë në parandalimin e dhunës në shkolla, si dhe evitimin e rasteve të armëmbajtjes nga nxënësit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *