Home / Lajme / Maqedoni / Incidenti në Kala, MPB – asnjë arrestim

Incidenti në Kala, MPB – asnjë arrestim

15 shkurt-
Reagimi i policisë në të gjitha momentet ka qenë që të shkaktoj dëme sa më të vogla edhe materiale, por edhe persona të lënduar pa dallim se nga cila anë ishin ata dhe eventualisht evitimin e lëndimit të ndonjë polici. Nuk do të doja të jap ndonjë kualifikim për diçka që ka ndodhur në një situatë të caktuar ku shumë faktorë kishin ndikime të tyre, por është evidente që njësitet policore parandaluan që të eskalojnë ngjarjet, gjegjësisht të bëhet ndonjë incident i përmasave më të mëdha” tha Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka arrestuar asnjë pjesëmarrës të incidentit të djeshëm në Kala të Shkupit, por që po punon në zbardhjen e rastit dhe kapjen e shkaktarëve. Ministrja Jankullovska vlerëson se policia ka reaguar me kohë dhe sipas ligjit me qëllim parandalimin e eskalimit të situatës së krijuar në Kalanë e Shkupit. “Reagimi i policisë në të gjitha momentet ka qenë që të shkaktoj dëme sa më të vogla edhe materiale, por edhe persona të lënduar pa dallim se nga cila anë ishin ata dhe eventualisht evitimin e lëndimit të ndonjë polici. Nuk do të doja të jap ndonjë kualifikim për diçka që ka ndodhur në një situatë të caktuar ku shumë faktorë kishin ndikime të tyre, por është evidente që njësitet policore parandaluan që të eskalojnë ngjarjet, gjegjësisht të bëhet ndonjë incident i përmasave më të mëdha” tha Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme. Ndërkohë ministrja Jankullovska, nuk deshi ta komentojë pjesëmarrjen e zëvendësit të saj Xhevat Buçi gjatë incidentit dhe veprimin e tij me heqjen e prangave për dy pjesëmarrës të incidentit. Sipas saj, në këtë rast bëhet fjalë për përgjegjësi politike.“Unë në veçanti jam interesuar për rastin konkret. Kompetencë e imja është kontrolli i zyrtarëve policor dhe të punësuarve në MPB, përderisa përgjegjësia dhe sjellja e funksionarëve politik u takon organeve kompetente të cilat i kanë zgjedhur apo emëruar, dhe parasëgjithash atje bëhet fjalë për përgjegjësi politike. Bëhet fjalë për vendim taktik ku personave vetëm u është mësuar identiteti që do të thotë se ata i duhen policisë, por edhe arrestimi i tyre momental nuk do të thotë edhe ndonjë progres i madh për hetimet e mëtejshme” tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme. Ndërkohë numri dy i policisë, Buçi tha se ai përgjigjet vetëm para liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe dorëheqje mund të ofrojë vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon Ahmeti.“Dje unë isha pjesmarrës në cilësin e qytetarit pasi edhe unë jetojë në Komunën e Çairit dhe fatëmirësisht isha afër kur mora informatë se ka një tendosje të situatës dhe një konflikt të mundshëm dhe unë e pash të arsyeshme që të shkojë atje dhe siç e patë dhe vetë isha aty prezent dhe dhashë kontributin tim maksimal, në qetësimin e situatës që ajo mos të eskalojë edhe më tepër pasi kishte parakushte që situata të eskalojë shumë. Përgjegjësia ime është vetëm ndaj kryetarit të BDI-së, zotit Ali Ahmeti, askujt tjetër nuk mund ti përgjigjem në kësi raste” tha Xhevat Buçi, zv/ministër i brendshëm. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Brendshme, bilanci i incidentit të djeshëm në Kala të Shkupit ishte 10 persona të lënduar, nga të cilët 4 policë dhe 6 qytetarë të moshës nga 13 deri 24 vjeç. Deri tek incidenti i djeshëm në Kala të Shkupit erdhi në momentin kur atje u takuan dy grupe që protestonin pro dhe kundër ndërtimit të objektit në Kala, për të cilin disa besojnë se ai do të jetë muze, dhe të tjerët se i njejti do të jetë kishë ortodokse.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *