Home / Sport / Inter-Bajern, “San Siro” pret dy finalistet e vitit 2011

Inter-Bajern, “San Siro” pret dy finalistet e vitit 2011

Sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve në program janë dy ndeshjet e fundit të raundit të parë të 1/8 së finales. Në një nga betejat më të forta të këtij turi në “Xhuzepe Meaca” do të përballen dy skuadrat e fundit finaliste Interi dhe Bajerni i Munihut. “Neroaxurrët” synojnë ta përsërisin rezultatin e edicionit të kaluar, derisa “bavarezët” udhëtojnë drejt Italisë për hakmarrje.

Herën e fundit që Interi dhe Bajerni i Mynihut u takuan mes tyre, ishin 90 minuta larg sezonit perfekt. Por, të mërkurën në mbrëmje do të jetë një sfidë komplet tjetër. Kampionët dhe nënkampionët e Evropës do të përballen këtë herë në të tetat e finales së Champions League, në një nga betejat më të forta të këtij turi. Interi fitoi 2-0 në finalen e “Santiago Bernabeut”, duke kompletuar një sezon me tre trofe nën drejtimin e Zhoze Murinjos. Tani, pas 9 muajsh, gjermanët nuk kanë ndryshuar shumë, ndërsa zikaltërit nuk do të kenë në stol portugezin dhe në sulm Diego Militon. “Interi luajti 8-9 muaj më parë me futbollistë të tjerë, kurse sot janë duke u rikthyer një pjesë e mirë e atyre lojtarëve. Kemi ndryshur edhe në aspektin taktik dhe në mënyrën e të luajturit”, deklaroi trajneri Leonardo. I pyetur për një parashikim në lidhje me këtë përballje, braziliani u shpreh: “Është e vështirë të parashikohet ajo që të ndodhë. Po flasim për dy skuadra që sezonin e shkuar arritën deri në finale dhe që kanë një traditë të madhe. Jam i sigurt se paraqitja jonë do të jetë ajo e një skuadre kampione”, deklaroi Leonardo. Përveç Ivica Oliç, që është i dëmtuar, Bajerni ka të njëjtën skuadër që luajti në finalen e Madridit, ndërkohë që të gatshëm janë edhe dy yjet Frenk Riberi e Arjen Roben.
Në ndeshjen tjetër, Olimpik Maseja sfidon Mançester Junajtedin. Të dyja skuadrat kanë probleme me futbollistë të lënduar. Te skuadra franceze e cila 18 vite me radhë nuk është kualifikuar në çerekfinale do të mungojnë Zhinjak dhe Valbuena, ndërsa në anën tjetër do të mungojnë Gigs, Ferdinand, Evans, Anderson, Valencia dhe Oven.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *