Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov thirri takim të liderëve për të Hënën

Ivanov thirri takim të liderëve për të Hënën

4 shkurt-
Në takimin e liderëve në rezidencën e shefit të shtetit, do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. Takimin me liderët e partive Ivanon e paralajmëroi që dje në Uashington, ku mori pjesë në mëngjesin e lutjes që e organizoi Kongresi amerikan.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të Hënën caktoi takim me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, ku do të bisedohet për ngjarjet aktuale në Kuvend, konfirmuan për MIA-n në kabinetin e tij.
Në takimin e liderëve në rezidencën e shefit të shtetit, do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. Takimin me liderët e partive Ivanon e paralajmëroi që dje në Uashington, ku mori pjesë në mëngjesin e lutjes që e organizoi Kongresi amerikan.
Para nisjes për në Shkup, ai tha se planifikon të bëjë koordinim me kryetarin e Kuvendit dhe liderët e të gjitha partive parlamentare.
Ivanov tha se secila parti i sjellë vetë vendimet dhe përgjegjësitë për veprimet e veta, por se është mirë që të bisedohet dhe të gjindet zgjidhje për problemet.
Bojkotet, thotë, edhe në të kaluarën kanë përfunduar me ulje në tryezë dhe biseda për atë se si të gjendet zgjidhja

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *