Home / Lajme / Maqedoni / Kisha në Kala përçahen BDI dhe VMRO

Kisha në Kala përçahen BDI dhe VMRO

11 shkurt-
Në mesin e grupit që ishte i pranishëm në lokalitetin e Kalasë ishin edhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani, zëvendësministri i brendshëm, Xhevat Buçi si dhe deputetë e funksionarë të partisë shqiptare në pushtet.

Një kompani ndërtimi nga Manastiri dyshohet të ketë përfituar miliona euro në një tender jotransparent për ndërtimin e kishës në Kalanë e Shkupit. Kontratën e tillë e disponon Ministria e Kulturës, ndërsa ajo është lidhur mes Drejtorisë për Mbrojtje Kulturore dhe Trashëgimi Historike si dhe kompanisë ndërtimore nga Manastiri.

Dokumenti mbahet sekret dhe lidhur me këtë do të kërkohet revizion të këtij tenderi dhe shumës së paguar. Punëtorët e kësaj kompanie mbrëmë pas orës 21.00 u bllokuan nga qytetarët e lagjeve të Shkupit për të vijuar punimet e ndërtimit të këtij objekti.

Ata kishin nisur punimet në orët e vona të natës, edhe pse disa ditë më parë ishte arritur marrëveshje për ndërprerjen e punimeve të këtij objekti të kultit, i cili sipas partive shqiptare dhe shoqatave joqeveritare, paraqet provokim dhe tensionim të marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur sot se po punon për zbardhjen e incidentit të rrënimit të pjesëve të mureve dhe dëmtimit të konstruksionit të kishës në Kalanë e Shkupit. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi se do të ndërmerren masa adekuate ligjore kundër kryerësve të veprës së rrënimit.
“Ekipet policore janë në terren dhe kanë konstatuar situatën, ndërsa më pas do të vërtetohen edhe dëmet e shkaktuara.

MPB do të veprojnë kundër kryerësve të kësaj vepre të rrënimit në bazë të procedura ligjore adekuate, si në raste të tjera”, deklaroi Kotevski.
Në Kalanë e Shkupit mbrëmë janë tërhequr tullat dhe materialet e tjera ndërtimore për përfundimin e objektit të kishës.
Punimet u ndërprenë nga një grup qytetarësh të cilët në mbrëmje kishin vërejtur punëtorë që po punonin në vazhdimin e ndërtimeve të kishës, edhe pas një urdhëri të dhënë për ndërprerjen e përkohshme të punimeve.

Dëshmitarë okularë thanë se një grup punëtorësh rreth orës 20.30 kishin nisur punimet për rregullimin e konstruksionit dhe vendosjen e tullave, mirëpo një turmë banorësh nga këto lagje dhe nga komuna e Çairit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar punimet. Në mesin e grupit që ishte i pranishëm në lokalitetin e Kalasë ishin edhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani, zëvendësministri i brendshëm, Xhevat Buçi si dhe deputetë e funksionarë të partisë shqiptare në pushtet.

Drejtoria për mbrojtje kulturore dhe trashëgimi historike nuk ka njohuri se janë hequr materialet ndërtimore, ndërsa drejtori i saj Pasko Kuzman gjendet në udhëtim zyrtar jashtë vendit. Lëvizja Qytetare ZGJOHU shoqata Historianëve Shqiptar dhe të gjitha 18 shoqatat pjesë e forumit të Lëvizjës ZGJOHU! konsiderojnë që ndërtimi i kishës ortodokse në Kalanë Ilire të Shkupit është i papranueshëm dhe çdo përpjekje tinzare për t’a realizuar falsifikimin e historisë do të rëndon besimin midis komuniteteve në vend si dhe do të prish marrëdhëniet ndërtetnike në mënyrë të pariparueshme.

Partia Demokratike Shqiptare, ka reaguar ndaj protestit të djeshëm të funskionarëve të BDI-së dhe ndërtimit të kishës në Kala të Shkupit. Nga kjo parti, e kanë quajtur kishën vetëm një nga shumë projektet monoetnike të cilat Bashkimi Demokratik Për Integrim, ka dështuar ti ndalojë.

Lidhur me incidentit e djeshëm, kur disa deputetë dhe ministra të BDI-së kanë protestuar para kishës, këshilltari i PDSH, Bekim Fazliu, vlerëson se masat për parandalimin e ndërtimit të saj, funkisonarët e BDI-së duhet ti ndërmarin në mënyrë institucionale.

PDSH bën thirje deri te popullata shqiptare që me qëllim të ndalimit të projekteve të tilla, ti përkrahin në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato të rregullta, apo të parakoshme.

Kryetari i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani theksoi se Qeveria po provokon marrëdhëniet ndëretnike me veprimet tinëzare në Kalanë e Shkupit.

“Mbrëmë në mënyrë tinëzare Qeveria e Gruevskit solli dhjetëra punëtorë për të vazhduar punën në ndërtimin e kishës, larg syve të popullit dhe duke provokuar në palcë komunitetin mysliman, duke hedhur zjarr mbi marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në vend”, theksoi Selmani në një konferencë me gazetarët të organizuar në Kalanë e Shkupit, i cili porositi kryeministrin Gruevski dhe Qeverinë që të mos përfitojnë pikë të ulta politike duke rënduar marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare si dhe duke ofenduar myslimanët” tha Selmani

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *