Home / Lajme / Maqedoni / Kodra e Diellit mirëpret turistët

Kodra e Diellit mirëpret turistët

6 shkurt-

Ne jemi të kënaqur kemi mysafir nga Franca Bullgaria 7 ditë, kështu që edhe pse një periudhë ishim dobët me borën, por, jem të kënaqur” tha Petre Dimitrievski, drejtor i kodrës së diellit. Mungesa e turistëve vërehet nëpër lokalet e Tetovës. Drejtuesit e tyre shprehen se sivjet është më dobët se viti i kaluar.

Kodra e Diellit vërshohet nga turistët vendas dhe të huaj. Përmirësimi i kohës ka bërë që sot në këtë pikë turistike të ketë numër të madh të turistëve të cilët kryesisht vijnë nga brenda shtetit , por nuk mungojnë edhe ata nga Kosova e Shqipëria.

“ Shumë mirë atmosfera shumë bukur është njerëz ka mrekullueshëm”tha një turist. “Atmosfera më pëlqen shumë, dhe dua t`iu them të gjithëve në Maqedoni se nuk ka nevojë të shkojnë në Zllatibor apo gjetiu, le të vijnë në Kodër të Diellit, koha është e mrekullueshme, bora po ashtu” tha një tjetër turist.

“Atmosfera super është edhe koha shumë e mirë bën” u shpreh një tjetër turist.

“Super gjithçka bukur është” u shpreh një turiste. Edhe pse vikendet duken përplot me njerëz në pikën turistike Kodra e Diellit, megjithatë, ky vit nuk është si viti i kaluar.

Borë ka më pak dhe kjo ka bërë që numri i turistëve edhe të mos jetë në nivelin e duhur

“Ne jemi të kënaqur kemi mysafir nga Franca Bullgaria 7 ditë, kështu që edhe pse një periudhë ishim dobët me borën, por, jem të kënaqur” tha Petre Dimitrievski, drejtor i kodrës së diellit. Mungesa e turistëve vërehet nëpër lokalet e Tetovës. Drejtuesit e tyre shprehen se sivjet është më dobët se viti i kaluar.

“Normalisht bora e bën të veten dhe vërehet se ka përmirësim më tepër.

Më shumë kemi të Kosovës dhe Shqipërisë” tha Ilir Idrizi, menaxher i restorant ARBIT.

“Po këtë vit është mirë, është mirë, por në krahasim me vitet tjera sivjet është pak më dobët, ka turist ne punojmë me turistë të huaj hoteli poashtu por nuk është si vitet tjera” u shpreh Mentor Bakiu, nga Restorant Tivoli.

Drejtuesit e objekteve hotelierike në Kodrën e Diellit thonë se për ta sezoni dimëror ende është larg përfundimit. Ata janë në pritje të reshjeve të reja të borës që do të sillte edhe valë të re të turistëve në këtë pikë të njohur turistike.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *