Home / Sport / Kombëtarja, ja lista anti-Slloveni

Kombëtarja, ja lista anti-Slloveni

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Josip Kuzhe, ka shpallur listën me 20 futbollistët e thirrur për takimin e 9 shkurtit kundër Sllovenisë.

Përballja miqësore do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 20:00.

Ashtu siç pritej, është lënë jashtë mesfushori Ervin Skela. Fantazisti vlonjat ka qenë pa ekip që nga fillimi i këtij sezoni dhe vetëm ditët e fundit nënshkroi me skuadrën e kategorisë së pestë gjermane, TSV Germania Windeck.

Mungesë tjetër është edhe ajo e Jahmir Hykës, i cili kaloi në ditët e fundit të merkatos te Tirana, pasi nuk gjeti hapësira aktivizimi me Panioniosin në kampionatin grek.

Grumbullimi i përfaqësueses shqiptare do të fillojë ditën e diel.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga Kuzhe:
1. Arjan Beqaj (Ermios)
2. Samir Ujkani (Novara)
3. Andi Lila (Tirana)
4. Armend Dallku (Vorskla Poltava)
5. Kristi Vangjeli (Aris Selanik)
6. Ansi Agolli (Karabak)
7. Admir Teli (Karabak)
8. Lorik Cana (Galatasaraj)
9. Endrit Vrapi (Skënderbeu)
10. Ervin Bulku (Hajduk Split)
11. Altin Lala (Hanover)
12. Ledion Memushaj (Kievo)
13. Klodian Duro (Lask Linz)
14. Gilman Lika (Tirana)
15. Emilian Vila (Dinamo)
16. Gjergji Muzaka (Skënderbeu)
17. Erjon Bogdani (Çezena)
18. Hamdi Salihi (Rapid Vjena)
19. Edmond Kapllani (Paderborn)
20. Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *