Home / Lajme / Maqedoni / Kundër reagimi i gazetarëve të Tetovës

Kundër reagimi i gazetarëve të Tetovës

15 shkurt-
Nuk do të mund të na bindni se procedura ka qenë e rregullt. Nëse edhe ju nuk bindeni nga argumentet e lartpërmendura atëherë do të kërkojmë mendimin e shoqatës ndërkombëtare të gazetarëve (IFJ) dhe më pas do të ngrimë anëtarësinë tonë në këtë shoqatë deri sa të vijë drejtësia në vend. Drejtësinë duhet ta sjellin ata që e ngulfatën, sepse ne jemi të zënë me profesionin tonë dhe me punë më të rëndësishme se sa betejën kundër tendencave për uzurpim të SHGM-së-zyra në Tetovë.

Lidhur me reagimin e SHGM-së, të adresuar në Gazetën Koha, Tv ALB dhe në Televizionin Koha, ne anëtarët e shoqatës së gazetarëve të rregjistruar në këtë shoqatë, që veprojmë në Tetovë, sipas të gjitha akteve që parashihen në statut, dalim me kundërpërgjigje. Nëse është e vërtetë kjo që qëndron në reagimin e SHGM-së, atëherë ju sugjerojmë që edhe zëdhënësit e partive politike, MPB-së, SPB-ve, dhe institucioneve tjera që t`i zgjidhni si koordinatorë.

Ne si gazetarë që veprojmë në rajonin e Tetovës, e kemi argumentuar që në lajmet e një dite më herët se zgjedhja është në kundërshtim me vetë statutin dhe nenet.

Neni 14 i këtij statuti shkruan qartë se “përderisa një anëtarë i rregullt i SHGM-së kalon në një punë me të cilën kryen detyrë publike ose institucione të nenit 12 paragrafi 2, ose zgjidhet apo në mënyrë tjetër mer pjesë në organe drejtuese të ndonjë mediumi ose në institucion tjetër, anëtarësimi në SHGM dhe organet tjera të SHGM-së, me automatizëm, bëhet anëtarë shoqërues, përderisa e ushtron atë punë.

Në nenin 12 paragrafi dytë thuhet se anëtarë shoqërues të mund të jenë personat e punësuar në shërbime publike, arsimore, shkencore, kulturore, ekonomike ose institucione të tjera, publicistë dhe të ngjajshëm që përkohësisht merren me gazetari.

Neni 18 i statutit të SHGM-së precizon se Anëtarët shoqërues të SHGM-së nuk kanë të drejtë të vendosin për Statutin e SHGM-së dhe të votojnë në zgjedhjen e organeve të SHGM-së, si dhe as të zgjedhin ose të zgjedhen.

Nëse ky argument nuk mjafton atëherë është e qartë se bëhet fjalë për tendencë. Sa për sqarim ju kryesi e nderuar e SHGM-së. Në listën e atyre që kanë marrë pjesë në organizimin e mbledhjes dhe kanë votuar që ju si kryetar e pranuat, ka persona të cilët kanë vendime si administratorë të qeverisë. Pra me automatizëm ju lejoni që me mijëra administratorë të qeverisë të kenë libreza të SHGM-së, dhe më pas të zgjidhen koordinatorë.

Edhe pse sipas nenit 18 me të cilin punon, këta anëtarë nëpunës shtetëror duhet me automtizëm të jenë anëtarë shoqërues, pa të drejtë të zgjedhin ose të zgjidhen. Pastrimi i listave i anëtarëve dhe anëtarëve shoqërues është detyrë e SHGM-së, dhe jo e secilit anëtar veç e veç.

Mbledhjen për ndrimin apo shkarkimin duhet ta thirrësain ata që e thirrën mbledhjen e fundit, pa mos u konsultuar me anëtarët a ju përshtatet termimi, dhe si pasojë kolegët nga Gostivari nuk mundën të marrin pjesë në mbledhje, pasi kanë qenë të angazhuar në detyrën e tyre profesionale. Nuk do të mund të na bindni se procedura ka qenë e rregullt.

Nëse edhe ju nuk bindeni nga argumentet e lartpërmendura atëherë do të kërkojmë mendimin e shoqatës ndërkombëtare të gazetarëve (IFJ) dhe më pas do të ngrimë anëtarësinë tonë në këtë shoqatë deri sa të vijë drejtësia në vend.

Drejtësinë duhet ta sjellin ata që e ngulfatën, sepse ne jemi të zënë me profesionin tonë dhe me punë më të rëndësishme se sa betejën kundër tendencave për uzurpim të SHGM-së-zyra në Tetovë.

Reagojnë gazetarët e Gostivarit

Me anë të një reagimi edhe redaksia e televizionit Tv2 në Gostivar, kërkon që procedura e zgjedhjes së koordinatorit për zyrën rajonale në Tetovë dhe Gostivar të SHGM-së të përsëritet.

Me vet aktin e shkeljes së statusit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, dëshmohet se zgjedhja e koordinatorit të qendrës rajonale të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë është e paligjshme.

Pikërisht neni 14 i statuti të SHGM-së precizon se një anëtarë i rregullt i shoqatës i cili ndërkohë kalon në një punë me karakter publik, automatikisht bëhet anëtarë shoqërues i shoqatës për aq kohë sa ushtron atë detyrë. Për ne si gazetarë të mediumit për të cilin punojmë dhe jemi të angazhuar, zgjedhja e koordinatorit të qendrës rajonale për Tetovën dhe Gostivar, pa u respektuar statusi i shoqatës është i paligjshme, andaj dhe kërkojmë të përsëritet kuvendi zgjedhor.

Për veç shkeljes së statusit, vërehet edhe konflikt interesi. Si mund që gazetarët të merren në mbrojtje nga një organizatë që udhëhiqet nga një person i cili aktualisht është i angazhuar në një institucion publik, në rast se puna e gazetarit bëhet lëndë kontestuese në gjyq, pikërisht nga institucioni ku ai është i angazhuar aktualisht.

Dhe në fund, është interes i gazetarëve që përfaqësuesi i tyre të jetë person i cili bashkërisht me ato për çdo ditë përballet në terren me problemet dhe sfidat që shoqërojnë punën e tyre, dhe jo nga një spektator që në këtë rast do t’i vëzhgonte punët prej anësh”, thuhet në reagimin e lëshuar nga gazetarët e televizionit Tv2 në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *