Home / Sport / ‘Kuqezinjtë’ pas rrikthimit nga Antalia, vazhdon stërvitjet në Tetovë

‘Kuqezinjtë’ pas rrikthimit nga Antalia, vazhdon stërvitjet në Tetovë

“Në Turqi kishim kushte optimale për punë. Besoj se e arritëm atë që deshëm, zhvilluam katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të fortë, ndaj të cilëve treguam paraqitje shumë të mira. Mendoj se shfrytëzuam mirë këtë periudhë dhe unë jam i kënaqur me atë që kemi punuar atje. Sigurisht se është hendikep i madh për ne, mungesa e tereneve adekuate për punë, posacërisht nëse marrim parasysh atë që kishim në disponim në Antali. Por s’kemi cka të bëjmë, duhet të pranojmë realitetin. Do të tentojmë të improvizojmë në ndonjë mënyrë, që mos të humbim atë që kemi punuar deri më tani”,- deklaroi mes tjerash trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani

Pas rrikthimit nga Antalia, ku Shkëndija zhvilloi fazën e dytë përgatitore, të martën ekipi ‘kuqezi’ kishte grumbullimin e parë në Tetovë, kur edhe zhvilluan seancën e rregullt stërvitore. Ekspedita në Tetovë arriti të dielën në mesditë, dërsa futbollistët u lanë të lirë edhe të hënë, për të pushuar pas periudhës së ngarkuar të përgatitjeve, por edhe udhëtimit të gjatë me autobus. Nën impersionet dhe përshtypjet e asaj që kaluan në Belek të Antalisë në Turqi, futbollistët sikur kishin pak problem në pranimin e realitetit tonë të hidhur. Dhe sigurisht që kanë të drejtë, pasi në Turqi kishin kushte fenomenale për punë, me terrene fantastike, ndërsa tani gjithcka kthehet në një farë improvizimi, pasi të gjithë tani më jemi të njoftuar me kushtet në Maqedoni. Për këtë folëm me shefin e stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili vlerësoi pozitivisht periudhën e kaluar në Turqi, duke pranuar se do të kenë problem me fushat ku do të zhvillojnë seancat stërvitore.
“Në Turqi kishim kushte optimale për punë. Besoj se e arritëm atë që deshëm, zhvilluam katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të fortë, ndaj të cilëve treguam paraqitje shumë të mira. Mendoj se shfrytëzuam mirë këtë periudhë dhe unë jam i kënaqur me atë që kemi punuar atje”,-tha në fillim ‘Qato’, për të vijuar më tej. “Sigurisht se është hendikep i madh për ne, mungesa e tereneve adekuate për punë, posacërisht nëse marrim parasysh atë që kishim në disponim në Antali. Llogariteni sa është problematike për futbollistët për tu adaptuar nga ndryshimi prej super-kushteve, në këtë që kemi këtu në Tetovë. Ne do kemi problem jo vetëm me terenet për ndeshjet kontrolluese, por edhe me fushat ku zhvillojmë seancat stërvitore. Por s’kemi cka të bëjmë, duhet të pranojmë realitetin. Do të tentojmë të improvizojmë në ndonjë mënyrë, që mos të humbim atë që kemi punuar deri më tani”,-sqaroi Osmani. Shkëndija në afatin kalimtar të janarit nuk ishte aq aktive në merkato, duke angazhuar vetëm tre futbollistë. Mickov, Allomeroviq dhe Guxhufi janë aktivizimet e vetme të ‘kuqezinjëve’, të cilët vëmendjen më të madhe e përqëndruan në ruajtjen e formacionit të vjeshtës, ku skuadra arriti të shpallet kampione e gjysmësezonit. Dhe në këtë drejtim ishin plotësisht të suksesshëm, pasi nuk lejuan të largohet asnjë futbollist i rëndësishëm. Prandaj mund të vlerësohet se përforcimet më të mëdha të Shkëndijës në janar janë mbajtja në ekip e Mustafit, Hasanit, Zendelit, Sali e të tjerë. Ndërkohë për aktivizimet e reja, Osmani u shpreh. “Mickov, Allomeroviq dhe Guxhufi janë emra të rij në ekipin tonë. Mendoj se do të vijnë në formën e duhur. Sigurisht që ndryshimi i klubit e bën të veten, prandaj u nevoijtet edhe pak kohë për tu adaptuar me shokët e rij. Por mendoj se do të përgatite në kohë me rrethin e rij dhe do të gjejnë vendin e tyre në Shkëndijë”,-sqaroi numri një i pankinës ‘kuqezi’, Qatip Osmani. Ndërkohë Shkëndija pas rrikthimit në Tetovë, do të vazhdojë me punë të rregullt, për të përmbushur planin e hartuar prej më parë nga stafi teknik. Në këtë drejtim, pos seancave të rregullta stërvitore, skuadra do të vazhdojë me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese për të mbajtur formën në nivel. Në këtë drejtim, Shkëndijë të ejnten planifikon të luajë me Dritën e Bogovinës, megjithse zhvillimi i këtij takimi varet nëse do të gjendet teren adekuat për zhvillimin e saj. “Kjo javë do të jetë java e uljes së intensitetit të punës, për të relaksuar sado pak futbollistët, pas periudhës së stërvitjeve intensive dhe ndeshjeve të forta kontrolluese. Tani planifikojmë të ulim tempon dhe sigurisht në takimin me Dritën rezultatin do ta kemi në plan të dytë. Por këtu mos të keqkuptohemi. Ulja e intensitetit vlen vetëm për këtë javë, kur duam të freskojmë futbollistët, për të mos ndjerë mbi-ngarkesë. Më pas do të rritet përsëri intensiteti, për të arritur në nivelin e asaj që kemi punuar deri tani”,-sqaroi Osmai. Sa i përket takimit kontrollues Shkëndija-Drita, parashihet të zhvillohet të ejnten në stadiumin e fshatit Sanakos. Mirëpo tereni në fjalë për momentin është i mbuluar me borë dhe në qoftë se gjërat nuk përmirësohen deri nesër, atëherë nuk përjashtohet mundësia që ndeshja të shtyhet për ditën e shtunë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *