Home / Lajme / Maqedoni / “Le Matin” rreth incidentit në Kalanë e Shkupit

“Le Matin” rreth incidentit në Kalanë e Shkupit

15 shkurt-
“I njoftojmë të gjithë stafin dhe lexuesit e gazetës Le Matin, se FYROM nuk është shtet vetëm i maqedonasve, por edhe i shqiptarëve, dhe herave tjera kur shkruhet për Shkupi, të respektohet dhe kodifikimi zyrtar dhe respektimi i gjuhës duke shkruar qytetin si Shkupi/Skopje, ashtu siç respektohet ky parim në Zvicër si shembull për Gjenevë/Genf”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Shqiptare të Maqedonisë në Zvicër.

Gazeta zvicerane “Le Matin” ka publikuar një reportazh lidhur me incidentin e së dielës në Kalanë e Shkupit, mirëpo duke u thirrur në versionin e një gazetari maqedonas.

Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë (BSHM) në Zvicër pas publikimit të këtij teksti ka reaguar menjëherë ndaj gazetës duke e pohuar versionin e saj lidhur me ngjarjen e cila ka të bëjë me protestën e dy grupeve etnike për dhe kundër ndërtimit të një kishe ortodokse në Kalanë e Shkupit.

BSHM vlerëson se gazeta ka publikuar një version i cili bazohet mbi spekulimet e përfshira nga ana e korrespodentit të saj nga Shkupi, ku theksohet se ngjarja ka ndodhur në një lagje të banuar me shqiptarë që duan pengimin e ndërtimit të një kishe.

Kjo organizatë vlerëson se ngjarja nuk ka ndodhur si shkas i provokimit të shqiptarëve në një lagje, por siç thuhet ajo ka ndodhur pikërisht në pjesën qendrore të Shkupit dhe pas provokimeve të qeverisjes aktuale dhe të protestuesve të dhunshëm maqedonas.

“Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në vitin 2007 me në krye nacionalistin maqedonas apo serb, Pasko Kuzman filloi të ashtuquajturat kërkime të vlerave historike maqedonase, mirëpo pas gjurmimeve dhe gjetjes së artefakteve, ato rezultuan se i përkasin Ilirëve të vjetër. Mirëpo Kuzman ka arritur që të fshehë shumë artefakte dhe vazhdon të tjetërsoj historinë e kësaj treve se gjoja gjurmët e Kalasë së Shkupit i takojnë periudhave sllavo-maqedonase”, thekson BSHM.

Sipas kësaj organizate, Kuzman i ka ikur përgjegjësisë dhe kërkesave për shqyrtimin e artefakteve nga institutet e specializuara arkeologjike nga Tirana dhe Prishtina, ndërsa vazhdon shkatërrimin dhe zhdukjen e trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare dhe tjetërsimin e saj me elemente sllavo-bizantine.

“I njoftojmë të gjithë stafin dhe lexuesit e gazetës Le Matin, se FYROM nuk është shtet vetëm i maqedonasve, por edhe i shqiptarëve, dhe herave tjera kur shkruhet për Shkupi, të respektohet dhe kodifikimi zyrtar dhe respektimi i gjuhës duke shkruar qytetin si Shkupi/Skopje, ashtu siç respektohet ky parim në Zvicër si shembull për Gjenevë/Genf”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Shqiptare të Maqedonisë në Zvicër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *