Home / Lajme / Maqedoni / Liderët e partive pa asnjë marrëveshje politike

Liderët e partive pa asnjë marrëveshje politike

7 shkurt-
“Por, gjithsesi të gjithë nuk mund të kemi qëndrime dhe pozicione të njejta lidhur me pikat e rendit të ditës. Kjo tregon se në kushtet e demokracisë çdokush përfaqëson qëndrimet e veta, por është përgjegjës për pozicionet dhe veprimet e ndërmarra”, deklaroi presidenti Ivanov. Ai nënvizoi se është mirë që në këtë takim janë hapur të gjitha çështjet dhe se nëpërmjet dialogut politik duhet të arrihet tek zgjidhjet.

Takimi i liderëve të partive politike me presidentin Gjorgje Ivanov ka rezultuar i dështuar, për shkak se nuk është arritur asnjë marrëveshje për të dalë nga kriza politike dhe ndërprerja e bojkotit të Parlamentit.

Në kuadër të këtij takimi nuk ka pasur arritje të marrëveshjes për kërkesat e opozitës, e cila po bojkoton Parlamentin dhe ka parashtruar një varg kërkesash.

Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski ka braktisur takimin, në shenjë pakënaqësie për sjelljen e partive të maxhorancës ndaj kërkesave të partisë së tij, me të cilat kërkohet funksionimi dhe mospengimi i mediave siç janë televizioni A1 dhe media tjera të afërta me këtë kompani.

Lidhur me këtë çështje, është pranuar propozimi që të formohet vetëm një komision parlamentar, i cili do të shqyrtojë rastin e mbylljes së xhirollogarisë dhe funksionimin e këtij televizioni.

Burime brenda takimit bëjnë të ditur se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka diskutuar aspak në këtë takim, por vetëm ka dëgjuar palët e pranishme. Ndërkohë, kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani ka shprehur pakënaqësitë lidhur me regjistrimin, enciklopedinë, mosplotësimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe rastin e TV A1.

Presidenti Gjorgje Ivanov e ka vlerësuar pozitivisht takimin e sotëm me liderët e partive parlamentare. Ai këtë e deklaroi pas përfundimit të takimit me të gjitha liderët e partive parlamentare, me përjashtim të PDSH-së, e cila bojkotoi tryezën.

“Por, gjithsesi të gjithë nuk mund të kemi qëndrime dhe pozicione të njejta lidhur me pikat e rendit të ditës. Kjo tregon se në kushtet e demokracisë çdokush përfaqëson qëndrimet e veta, por është përgjegjës për pozicionet dhe veprimet e ndërmarra”, deklaroi presidenti Ivanov. Ai nënvizoi se është mirë që në këtë takim janë hapur të gjitha çështjet dhe se nëpërmjet dialogut politik duhet të arrihet tek zgjidhjet.

Në këtë takim liderësh të partive parlamentare është shtruar edhe çështja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që është mbështetur nga shumica e partive parlamentare.

Presidenti Ivanov theksoi se edhe kjo çështje është në kompetencë të Parlamentit dhe se të gjithë deputetët duhet të gjejnë mënyrat që të shqyrtohet ky propozim, për tu arritur një zgjidhje brenda institucioneve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *