Home / Lajme / Maqedoni / Ligji për mediat, i papranueshëm

Ligji për mediat, i papranueshëm

8 shkurt-
Ajo që është me rëndësi është se, mediumet e bashkësive të cilët emitojnë program jo në gjuhën maqedonase, pra në gjuhën shqipe, siç jemi ne mediumet në gjuhën shqipe, do të jemi të obliguar që të gjithë programin e televizionit ta përkthejmë edhe në gjuhën maqedonase dhe kjo njëherë është antikushtetuese dhe e parealizueshme dhe duhen mjete të majme për ta realizuar dhe prandaj në kuadër të grupacionit medial pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, ne kemi dërguar një kërkesë që të jemi të përfshirë gjatë përpilimit të ligjit”, tha Abdiu, i cili njëkohësisht është pronar i Televizionit Koha në Tetovë

Urim Hasipi
Informacionet e fundit në media se Ministria e Transportit po përgatit një propozim ligj për veprimtarinë radiodiufuzive ku sipas propozimeve parashihet që mediat e bashkësive etnike ku bëjnë pjesë edhe mediat në gjuhën shqipe të titrojnë programin e tyre edhe në gjuhën maqedonase, kanë hasur në reagime dhe kundërshtime nga pronarët e mediave dhe gazetarët si dhe grupacioni i mediave i odës ekononike të Maqedonisë Veri-Perendimore.

Anëtari i komisionit të këtij grupacioni, Mevaip Abdiu, thotë se nëse miratohet një ligj i këtillë ai kushton shumë në venien në praktikë.

Sipas Abdiut, nëse janë të vërteta informacionet që i kemi dëgjuar në mediume, ne nuk kemi ndonjë informacion apo draft verzion të shkruar përpara që të mund të jemi të sigurtë se ashtu është, mirëpo, po qe se është e vërtetë ajo që cia është plasuar në mediume, atëherë do të ishte një ligj i cili nuk do ti kontribuonte demokracisë në republikën e Maqedonisë.

” Dua të potencoj dy aspekte. Njëri është ndërhyrja në punën e gazetarëve, të cilët punojnë në mediume elektronike dhe të shkruara, ku propozohen dënime të ashpra, nëse një shkrim i një gazetari, nuk ka informacione bazë të sigurta, dhe deri më tash janë përdorur burime të jashtme, të brendëshme, jozyrtare etj, dhe kjo është përzierje në punën e gazetarëve dhe në politikën redaktuese.

Ajo që është me rëndësi është se, mediumet e bashkësive të cilët emitojnë program jo në gjuhën maqedonase, pra në gjuhën shqipe, siç jemi ne mediumet në gjuhën shqipe, do të jemi të obliguar që të gjithë programin e televizionit ta përkthejmë edhe në gjuhën maqedonase dhe kjo njëherë është antikushtetuese dhe e parealizueshme dhe duhen mjete të majme për ta realizuar dhe prandaj në kuadër të grupacionit medial pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, ne kemi dërguar një kërkesë që të jemi të përfshirë gjatë përpilimit të ligjit”, tha Abdiu, i cili njëkohësisht është pronar i Televizionit Koha në Tetovë.

Krahas televizioneve edhe gazetat duhet që tekstet e tyre ti përkthejnë edhe në gjuhën maqedonase. Ndërkohë që pronari i gazetës Koha, Lirim Dullovi, nuk beson se një propozim ligj i këtillë është serioz.

Ai është i mendimit se bëhet fjalë për ndonjë gabim të propozuesit dhe nuk beson se mund ndodhë një gjë e tillë

“Kjo punë nuk bëhet. Nuk ka gjasa një gjë e tillë të zbatohet po unë shpresoj se propozuesit ose kanë bërë ndonjë gabim, ose vëretët i ka lënë mendja. Në qoftë se e kanë seriozisht, atëherë pyes se deri ku mund të shkojë çmenduria kundër informimit në gjuhë shqipe. Megjithatë mendoj se kjo nuk është serioze dhe nuk duhet të ketë vend për ndonjë shqetësim” thotë pronari i gazetës Koha, Lirim Dullovi.

Grupacioni i mediumeve elektronike dhe të shkruara pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, sot dërgoi një kërkesë deri tek ministria për transport ku kërkohet pjesëmarrje aktive e një komisioni të përpiluar nga ky grupacion në përpilimin e ligjit të ri për radiodifuzion.

Në kërkesën drejtuar kësaj ministrie thuhet se grupacioni ka kapacitet dhe relevancë që të kontribuojë në formulimin e këtij ligji, që i njejti të përmbushë të gjitha standardet demokratike. Shumica e mediumeve anëtarë të këtij grupacioni kanë përvojë mbi 18 vjet në lëminë radiodifuzive, thuhet në kërkesë.

Grupacioni i mediumeve pret që kërkesës së tyre Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ti përgjigjet sa më shpejtë, ndërsa deri në marrjen e përgjigjes pozitive grupacioni nuk do të komentojë formulimet e propozuara në ligj.

Nuk do të ketë ligj të ri për radiodifuzion i cili do të parasheh dispozitë me të cilën mediat shqiptare do të detyrohen të përkthejnë tërë programin në gjuhën maqedonase, ka deklaruar sot zv/kryeministri Abdilaqim Ademi pas publikimit të draft versionit të këtij ligji i cili vjen nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Brenda komisionit që ka punuar draft versionin e ligjit nuk ka pasur asnjë shqiptarë ndërsa reagimi i zv/kryeministrit vjen vetëm pas interesimit të gazetarëve për këtë çështje.

“Ai nuk është ligj, ai mund të jetë ndonjë tekst që ndonjëri nga shërbimet në Ministri të Transportit të ka shkruar sepse letra mund të mbajë gjithçka por nuk ka formën e ligjit dhe nuk është as në procedure në Qeveri e as më pak edhe në Ministri të Transportit. Nuk ka këtu pyetje hipotetike, ai ligj nuk mund të bëhet” tha Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *