Home / Lajme / Maqedoni / Ligjin për radiodifuzion politikë antishqiptare

Ligjin për radiodifuzion politikë antishqiptare

8 shkurt-
Një reagim të njëjtë e ka bërë edhe partia e re Lidhja Shqiptare (LSH), sipas së cilës ky Ligj sjell më shumë dritë në atë që siç thuhet është identifikuar si “Maqedonizimi i gjithçkaje që është shqiptare”.

Partitë politike shqiptare reaguan sot kundër Ligjit të ri për radiodifuzion, i cili obligon të mediat elektronike shqiptare që të përkthejnë tërë programet e tyre në gjuhën maqedonase.

Demokracia e Re (DR) nëpërmjet zëdhënësit të saj, Arjanit Hoxha theksoi se risia e Qeverisë aktuale është përpilimi i një ligji i cili censuron mediumet dhe detyron të gjitha mediumet me program në gjuhën shqipe programin e tyre të lajmeve, emisioneve zbavitëse, bile edhe filmave vizatimorë ta përkthejnë në gjuhën maqedonase.

“Ng ajo që kemi parë në versionin e ligjit për mediume, del se kësaj Qeverie nuk i mjafton vetëm ndërhyrja në politikën redaktuese të tyre, po tani mundohet që tërësisht të largojë gjuhën shqipe nga ekranet televizive. Ne i pyesim publikisht funksionarët e BDI-së, deri ku është limiti i nënçmimit dhe ofendimet të shqiptarëve? A jeni të vetëdijshëm se me aprovimin e politikave antishqiptare të VMRO-DPMNE-së, edhe ju jeni bashkëfajtorë në këto padrejtësi që po iu bëhen shqiptarëve?”, theksoi Arjanit Hoxha, i cili kërkoi tërheqjen e këtij ligji nga procedura.

Një reagim të njëjtë e ka bërë edhe partia e re Lidhja Shqiptare (LSH), sipas së cilës ky Ligj sjell më shumë dritë në atë që siç thuhet është identifikuar si “Maqedonizimi i gjithçkaje që është shqiptare”.

“Që nga konstituimi i kësaj Qeverie kanë filluar sulmet, ofendimet dhe nënçmimet sistematike ndaj popullit shqiptar. Ata filluan me Ligjin për natalitet, me enciklopedinë, me gjuhën maqedonase që nga klasa e parë por nuk ia doli. Ata nuk do t’ia dalin edhe kësaj radhe pa marrë parasysh se partia shqiptare në pushtet i është nënshtruar kësaj politike antishqiptare. Andaj, Lidhja Shqiptare e kupton qasjen antishqiptare të BDI-së ngaqë kjo parti tanimë është futur tërësisht në hipotekë të VMRO-DPMNE-së. Nga një analizë sipërfaqësore mund të konstatojmë se asnjë nga premtimet elektorale të BDI-së nuk është realizuar”, theksoi LSH duke kërkuar si shpëtim të kësaj krize zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *