Home / Sport / Lionel Messi per Kepucen e artë

Lionel Messi per Kepucen e artë

Sulmuesi argjentinas i Barcelones ka shënuar 25 gola, ose 50 pikë. Lë pas Cristiano Ronaldo te Real Madrid

Goli fitues i Lionel Messi kundër Athletic Bilbao të dielën jo vetëm që ndihmoi Barcelonën të rigjente entuziazmin pas humbjes me Arsenal në Champions League, por regjistroi edhe golin e 25-të argjentinasit në La Liga për këtë sezon, duke e nxjerrë atë në krye të renditjes për fitimin e Këpucës së Artë të Europës, me 50 pikë.

Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili dështoi të shënonte në fitoren 2-0 kundër Levante, renditet i dyti me 24 gola, ose 48 pikë.

Edinson Cavani i Napoli dhe Dimitar Berbatov i Manchester United ndajnë vendet 3 dhe 4, respektivisht me 20 gola (40 pikë) dhe 18 gola (38 pikë).

Vendi i pestë mbahet nga Mario Gomez i Bayern Munich me 18 gola, ose 36 pikë, po aq sa Antonio Di Natale i Udinese dhe Carlos Tevez i Manchester City.

RENDITJA AKTUALE
1. Lionel Messi (Barcelona, Spanje) 25 x 2 = 50
2. Cristiano Ronaldo (Real Madrid , Spanje) 24 x 2 = 48
3. Edinson Cavani (Napoli, Itali) 20 x 2 = 40
4. Dimitar Berbatov (Manchester United FC, Angli) 19 x 2 = 38
5. Mario Gomez (Bayern Mynchen, Gjermani) 18 x 2 = 36
Antonio Di Natale (Udinese, Itali) 18 x 2 = 36
Carlos Tevez (Manchester City, Angli) 18 x 2 = 36

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *