Home / Lajme / Maqedoni / LSH pro formimit të fronit opozitar shqiptar

LSH pro formimit të fronit opozitar shqiptar

3 shkurt-
“Lidhja Shqiptare përshëndet apelin e liderit të PDSH-së, Z. Menduh Thaqi, për formimin e një Fronti të përbashkët opozitar kundër qeverisë Gruevski-Ahmeti por porosit Z. Thaqin që kjo iniciativë të mos mbetet vetëm fjalë por e njëjta të konkretizohet me veprim konkret. Lidhja Shqiptare do të tenton deri në pikën e fundit që ta unifikon të gjithë faktorin politik dhe jopolitik shqiptar kundër kësaj qeverie të satanizuar nga egoja dhe mendjemadhësia e një mentaliteti mesjetar”, thekson kreu i LSH-së, Valon Bela.

Lidhja Shqiptare (LSH) është shprehur pro idesë për formimin e një fronti të përbashkët opozitar midis partive shqiptare në Maqedoni.

“Lidhja Shqiptare përshëndet apelin e liderit të PDSH-së, Z. Menduh Thaqi, për formimin e një Fronti të përbashkët opozitar kundër qeverisë Gruevski-Ahmeti por porosit Z. Thaqin që kjo iniciativë të mos mbetet vetëm fjalë por e njëjta të konkretizohet me veprim konkret. Lidhja Shqiptare do të tenton deri në pikën e fundit që ta unifikon të gjithë faktorin politik dhe jopolitik shqiptar kundër kësaj qeverie të satanizuar nga egoja dhe mendjemadhësia e një mentaliteti mesjetar”, thekson kreu i LSH-së, Valon Bela.

Sipas tij, Maqedonia ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale, ku siç thuhet qytetari shqiptar mbetet i pambrojtur nga partia shqiptare në pushtet, BDI.

Kjo parti kërkon zgjedhje të parakohshme. Lidhja Shqiptare beson se vetëm atëherë do të mund t’u vjen fundi provokimeve, nënçmimeve dhe fyerjeve institucionale që vijnë si pasojë e një qeverisjeje antishqiptare ku dominon nacionalizmi maqedonas

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *