Home / Sport / Lyoni dhe Reali ndahen baraz 1:1, Çelsi i kualifikuar

Lyoni dhe Reali ndahen baraz 1:1, Çelsi i kualifikuar

Mbrëmë janë zhvilluar dy sfida të rradhës të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, në të cilat Çelsi duket shumë pranë kualifikimit, pasi fitoi 2:0 në fushë të Kopenhagenit. Ndërkohë në ndeshjen e shumëpritur, Lyoni përsëri ndali Realin, tani me barazimin 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do zhvillohet në Madrid.

Olympique Lyon është shndërruar në një mallkim për Real Madrid, me gjigantët spanjollë që shënuan të parët (Karim Benzema, 65’) në barazimin 1-1 të fiksuar nga Bafetimbi Gomis (83’), në ndeshjen e parë të një të tetave në Champions League. Real Madrid dukej ishte në rrugë të mbarë për t’i dhënë fund tre humbjeve rresht në Stade Gerland kur zëvendësuesi Karim Benzema shënoi me topin e parë të prekur kundër ish-ekipit të tij. Mesut Ozil shmangu dy kundërshtarë, pasoi te Cristiano Ronaldo, ndërsa ky i fundit gjeti Benzema. Ronaldo gjithashtu goditi shtyllën. Lyon barazoi shtatë minuta përpara përfundimit, kur Gomiz u gjet i pa markuar brenda zonës dhe shënoi nga një distancë e afërt. Ndeshja e kthimit do të luhet në Bernabeu më 16 mars.
Ndërkohë në sfidën tjetër të mbrëmjes sulmuesi francez Nicolas Anelka, me dy golat e tij (17’ dhe 54’) u shndërrua në heroin e Chelsea në fitoren 2-0 kundër FC Copenhagen në “Parken Stadium” të Copenhagen, në ndeshjen e parë të një të tetave te Champions League. Me këtë fitore, Chelsea e Carlo Ancelotti pret e qetë ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge” drejt çerekfinaleve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *