Home / Sport / Mançini: Dzeko si Torresi

Mançini: Dzeko si Torresi

Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, beson se boshnjaku Edin Dzeko është sulmues po aq cilësor sa spanjolli Fernando Torres.

Klubet e Premier Ligës u treguan mjaft aktivë në merkaton e janarit. Ndër transfertat kryesore ishin ato të Fernando Torresit (nga Liverpuli te Çelsi), Luis Suarezit (nga Ajaksi te Liverpuli), Andi Kerollit (nga Njukasëlli te Liverpuli), Edin Dzekos (nga Volfsburgu te Mançester Siti) dhe David Luizit (nga Benfika te Çelsi).

Tekniku italian i Sitit, Roberto Mançini, ka zbuluar se klubi nga “Eastlands” ka qenë i interesuar për të siguruar shërbimet e Fernando Torresit verën që shkoi, por ka qenë e pamundur. Gjithsesi, ai ka vlerësuar sulmuesin e vet, Edin Dzeko, me notë të njëjtë me spanjollin e Çelsit.

“Në verë kemi provuar të marrim Torresin, por ishte e pamundur. Ai është një lojtar fantastik. Por ne kemi blerë Dzekon dhe jam shumë i kënaqur për ketë, pasi ai është i njëjtë me Torresin”, pohoi Mançini.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *