Home / Lajme / Maqedoni / Manifestime për ditën e komunës

Manifestime për ditën e komunës

24 shkurt-
Në këtë propozim plan është paraparë që të hapet një paralele për edukatë fizike dhe edukatë shëndetësorenë gjimnazin e Tetovës. Këshilltarët e shumicës kërkuan që nga ky plan të tërhiqen propozimet ku parashihet që shkollat të shfrytëzojnë edhe objekte që nuk janë në kompetencë të komunës.

Më tre Mars do të shënohet dita e komunës së Tetovës, ndërsa në këtë drejtim janë paraparë një sërë aktivitetesh, ndërsa krahas ndarjes së mirënjohjeve në sferën e arsimit, sportit, kulturës do të ketë edhe një koncert të përbashkët të ansa,bleve të qyteteve të Tetovës dhe Elbasanit dhe realizimi i filmit dokumentar kushtuar komunave të Tetovës dhe Elbasanit.

Këshilltarët e komunës sot kanë miratuar këto propozime për shënimin e tre marsit me shumicë votash. Krahas kësaj nga rendi i ditës është tërhequr diskutimi i raportit vjetor të punës së Sektorit të Punëve të Brendëshme në Tetovë.

Këshilltarët njëzëri kërkuan që raporti të përkthehet edhe në gjuhën shqipe dhe gjatë diskutimit për raportin në fjalë të ketë edhe një përfaqësues të SBP-së. Pas koordinimit të këshilltarëve dhe kryetarit të këshillit është rënë dakord që kjo pikë e rendit të ditës të jetë në rend dite në seancën e radhës.

Poashtu debat ka zgjuar edhe plan propozimi i sektorit për veprimtari botore për rregjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme komunale për vitin e parë shkollor 2011/2012.

Në këtë propozim plan është paraparë që të hapet një paralele për edukatë fizike dhe edukatë shëndetësorenë gjimnazin e Tetovës. Këshilltarët e shumicës kërkuan që nga ky plan të tërhiqen propozimet ku parashihet që shkollat të shfrytëzojnë edhe objekte që nuk janë në kompetencë të komunës.

Gjatë seancës së 23 të këshillt të komunës së Tetovës, këshilltarët u pajtuan që Shaban Bislimit, nga fshati Sellcë ti ndahen ndihmë financiare.

Gjithashtu përkrahje ka gjetur edhe ndihma për shkollën Migjeni, në lagjen Drenovec për paijsjen e tetë klasave me karrige dhe banka, si dhe rregullit të një pjesë të nxemjes qendrore për shkollën fillore Liria.(U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *