Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni: Ftesa e fundit për kthimin e opozitës në Parlament

Maqedoni: Ftesa e fundit për kthimin e opozitës në Parlament

28 shkurt-
“Është e pakuptimtë që ata që kërkojnë zgjedhje, në vend që të bisedojnë për pikat e propozuara për zgjidhje, ata i bëjnë obstruksione procesit”, theksoi Veljanovski, i cili shpreson se të hënën do të kthehen në Parlament deputetët e opozitës.

Në Maqedoni opozita edhe sot është ftuar në një takim bashkërendues me maxhorancën për të realizuar kushtet për zgjedhjet e parakohshme.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka theksuar se dita e sotme është afati i fundit për kthimin e opozitës në Parlament për të bashkërenduar aktivitetet lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Kryeparlamentari këto komente i bëri pas dështimit të disa takimeve me radhë të thirrura gjatë këtyre dy javëve për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për të shqyrtuar kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me bojkotin.

“Është e pakuptimtë që ata që kërkojnë zgjedhje, në vend që të bisedojnë për pikat e propozuara për zgjidhje, ata i bëjnë obstruksione procesit”, theksoi Veljanovski, i cili shpreson se të hënën do të kthehen në Parlament deputetët e opozitës.

Ai theksoi se në rast se nuk kthehet opozita, maxhoranca do të jetë e detyruar për të vazhduar punët.

Sipas tij, në rast të pjesëmarrjes së opozitës do të zgjidhet kryetari i KSHZ-së, do të formohet komisioni për pastrimin e listave zgjedhore, të miratohen ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe do të shqyrtohen kërkesat e opozitës.

Por LSDM kërkon që pa zgjidhjen e kërkesave të saj nuk do të kthehet në Parlament dhe do të bojkotojë zgjedhjet. Kjo parti kërkon zhbllokimin e llogarive bankare të televizionit A1 dhe tre gazetave ditore të lidhura me biznesmenin e paraburgosur Velija Ramkovski, pastrimin e listave zgjedhore, ndarjen proporcionale të mjeteve të buxhetit për reklamim tek mediat, ndryshimet e Kodit zgjedhor, etj.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *