Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni: KSZH e gatshme për zgjedhje të parakohshme

Maqedoni: KSZH e gatshme për zgjedhje të parakohshme

2 shkurt-
“Ne jemi të gatshëm, por duhet të vërtetohet përbërja e organeve zgjedhore dhe modeli në bazë të të cilit do të votoj diaspora”, theksoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni theksoi se është i gatshëm për të realizuar zgjedhjet e parakohshme, pas zërave dhe kërkesave të shtuara të partive politike.

Por drejtuesit e KSHZ-së theksojnë se duhet patjetër që në Kodin zgjedhor të përfshihen edhe vërejtjet dhe propozimet për votimin e diasporës, e cila duhet të jetë pjesë e elektoratit zgjedhor.

“Ne jemi të gatshëm, por duhet të vërtetohet përbërja e organeve zgjedhore dhe modeli në bazë të të cilit do të votoj diaspora”, theksoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski.

Sipas Kodit zgjedhor, procedura në rast të zgjedhjeve të parakohshme është e përshpejtuar dhe të gjitha afatet janë shkurtuar në pesë ditë të përmbylljes së procedurave pas shpërndarjes së Parlamentit. Në rast të këtyre zgjedhjeve, atëherë fushata do të jetë së paku 20 ditë. Sipas KSHZ-së, në rast se këto ditë Parlamenti mund të shpërbëhet, atëherë vendi mund të përballet me zgjedhje të cilat do të përfundonin deri në fund të muajit mars. Me këtë mund të shmanget regjistrimi i popullsisë apo shtyrja e tij për një datë tjetër.

Zgjedhjet e para të parakohshme në Maqedoni që nga pavarësimi u mbajtën më 2008 dhe se të gjitha veprimet dhe procesi zgjedhor përfundoi për 49 ditë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *