Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia dhe Greqia do të përballen para GJND-së nga 21 – 30 mars

Maqedonia dhe Greqia do të përballen para GJND-së nga 21 – 30 mars

10 shkurt-
Në fazën e dytë më 28 mars ekipi që do ta prezantojë Maqedoninë do të ketë mundësi që t’i përgjigjet gojarisht mbrojtjes së Greqisë, ndërsa debati do të përfundojë më 30 mars me fjalën përfundimtare të palës greke. Sipas praktikës së deritanishme të Gjykatës, pritet që aktgjykimi të miratohet më së voni për gjashtë muaj ose deri në fund të vitit.

Debati publik para Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë rreth padisë së Maqedonisë kundër Greqisë për thyerjen e Marrëveshjes së përkohshme dypalëshe me pengimin e pranimit të Maqedonisë në NATO në Samitin e Bukureshtit, do të mbahet nga data 21 deri më 30 mars.Debati, siç komunikoi Gjykata, do të jetë i hapur për opinion dhe do të zhvillohet në dy faza.

Në fazën e parë në datën 21 dhe 22 mars, argumentimin e vet para gjykatësve do ta elaborojë pala maqedonase, ndërsa më 24 dhe 25 mars kontra-argumentet do t’i shpalosin përfaqësuesit grekë.

Në fazën e dytë më 28 mars ekipi që do ta prezantojë Maqedoninë do të ketë mundësi që t’i përgjigjet gojarisht mbrojtjes së Greqisë, ndërsa debati do të përfundojë më 30 mars me fjalën përfundimtare të palës greke. Sipas praktikës së deritanishme të Gjykatës, pritet që aktgjykimi të miratohet më së voni për gjashtë muaj ose deri në fund të vitit.

Aktgjykimet janë përfundimtare dhe juridikisht obliguese, ndërsa për zbatimin dhe respektimin e tyre, kompetent është Këshilli i sigurimit i KB-së.

Maqedonia parashtroi padi kundër Greqisë në Gjykatën e Hagës, më 17 nëntor të vitit 2008, me justifikimin se Athina me bllokadën e anëtarsimit të Maqedonisë në NATO e ka shkelur nenin 11 të Marrëveshjes së përkohshme bilaterale nga viti 1995. Nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë kërkohet t’i urdhërohet Greqisë që t’i respektojë obligimet e veta të parapara me Marrëveshjen e përkohshme, e cila është juridikisht e obligueshme për dy vendet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *