Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21 shkurt-
s VMRO DPMNE e as BDI, nuk ishin për zgjedhje të parakohshme. Vlerësonim se ky vit duhej të shfrytëzohej për përfundimin e reformave dhe përparimin në rrugën e integrimeve euro-atlantike, mirëpo duke e marrë parasysh situatën e re të krijuar në vend dhe faktin se Cërvenkovski nuk dëshiron të kthehet në Parlament, me çka e dëmton rëndë shtetin, unë ndjej përgjegjësi t’i vendosi fund një sjelljeje të tillë”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka dhënë sinjalin e qartë për të çuar vendin në zgjedhjet e parakohshme.

Ai dje në një intervistë për televizionin proqeveritar Sitel ftoi opozitën që të ballafaqohet në zgjedhje të parakohshme, mirëpo ai kërkoi paraprakisht që ajo të kthehet në Parlament dhe të miratohet Kodi i ri zgjedhor.

“Në këtë situatë unë do të shfrytëzoja mundësinë që edhe njëherë të ftojë LSDM-në që të kthehet në Parlament, të miratohet ligji për zgjedhjet dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje. As VMRO DPMNE e as BDI, nuk ishin për zgjedhje të parakohshme. Vlerësonim se ky vit duhej të shfrytëzohej për përfundimin e reformave dhe përparimin në rrugën e integrimeve euro-atlantike, mirëpo duke e marrë parasysh situatën e re të krijuar në vend dhe faktin se Cërvenkovski nuk dëshiron të kthehet në Parlament, me çka e dëmton rëndë shtetin, unë ndjej përgjegjësi t’i vendosi fund një sjelljeje të tillë”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Gruevski.

Partia opozitare LSDM bëri të ditur se sot do të vendos zyrtarisht lidhur me thirrjen e kryeministrit për ballafaqim në zgjedhje.

“Pasi që kryeministri Gruevski disa herë refuzoi thirrjet tona për zgjedhje të parakohshme, tentoi dhe po tenton të mbyllë televizionin A1, inskenoi incidentin në Kalanë e Shkupit dhe arrestoi dy tre veta, tani sigurisht se ka vendosur që të shkojë në zgjedhje”, theksoi deputeti dhe anëtari i kryesisë së socialdemokratëve, Jani Makraduli, duke shtuar se ky regjim jopopullor duhet të ndërrohet në zgjedhjet e ardhshme dhe se partia e tyre do të jetë fituese në zgjedhjet e ardhshme.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet që sot të deklarohet lidhur me vendimin paralajmërues të kryeministrit dhe partnerit të koalicionit, edhe pse kjo parti prioritet ka zgjidhjen e kontestit të emrit dhe pastaj organizimin e zgjedhjeve.

Lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti ka theksuar se në rast se të gjitha partitë do të përkrahin idenë e zgjedhjeve, atëherë pjesë e ballafaqimit do të jetë edhe BDI.

Partitë opozitare shqiptare njëzëri mbështesin organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Në rast se do të mbahen zgjedhjet e parakohshme atëherë gjasat janë për të shtyer procesin e regjistrimit të popullsisë të planifikuar për muajin prill të këtij viti. Muaji maj ose qershor janë dy datat që shqyrtohet për tu caktuar për zgjedhjet e parakohshme.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *