Home / Sport / Maqedonia U18, grumbullohet për testet me Danimarkën

Maqedonia U18, grumbullohet për testet me Danimarkën

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë U 18, Mensur Jakupi ka grumbulluar kombëtaren përkatëse para sfidave kontrolluese me përfaqësuesen e Danimarkës, që në program janë më 1 dhe 3 mars.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë U 18, Mensur Jakupi ka grumbulluar kombëtaren përkatëse para sfidave kontrolluese me përfaqësuesen e Danimarkës, që në program janë më 1 dhe 3 mars. Të dyja takimet do të zhvillohen në Strugë, ndërsa sipas seleksionuesit të njëjtat do të shfrytëzohen për të testuar formën e futbollistëve, para sfidave të rradhës. ‘Është një mundësi e mirë për të parë nga afër formën momentale të futbollistëve. Megjithse për shumicën prej tyre ndeshja ndoshta vjen në moment të duhur, pasi vec më është tejkaluar faza përgatitore dhe është momenti për të gjetur formën optimale. Përballë do te kemi kundërshtarë të fortë, pasi të gjithë dijmë traditën që ka Danimarka, por sigurisht që do tentojmë që tu kundërvihemi në mënyrë adekuate’, – deklaroi trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë U 18, Mensur Jakupi.

Lista e futbollistëve të grumbulluar me U 18:

1. Valon Neziri-Vllaznimi Kërcovë, 2. Stole Dimitrievski-Rabotnicki, 3. Mevlan Murati-Shkëndija, 4. Filip Dimitrievski-Cementarnica, 5. Asmir Ramadanovski-Kiell (Gjermani), 6. Filip Gligorov-Rabotnicki, 7. Ersen Hasani-Renova, 8. Hristijan Tosevski-Teteks, 9. Edon Iseini-Ëintertur (Zvicër), 10. Hristijan Velkovski-Ëintertur (Zvicër), 11. Goran Zdravevsi-11 Oktomvri, 12. Fisnik Alimi-Vllaznimi Strugë, 13. Zenulla Latifi-Renova, 14. Edin Skenderovic-Rabotnicki, 15. Valmir Nafiu-Shkëndija, 16. Viktor Angelov-Schalke 04 (Gjermani), 17. Trajce Krstev-Tikvesh, 18. Blagojce Naumovski-Metalurg, 19. Semsi Taha-Metalurg dhe 20. Besnik Rexhepi-Cementarnica.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *