Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e Ohrit kusht për integrimin e Maqedonisë

Marrëveshja e Ohrit kusht për integrimin e Maqedonisë

17 shkurt-
“Ambasadori Fuere do të mbetet një mik i madh i Maqedonisë dhe qytetarëve të saj se ambasadori Fuere ka ndihmuar vendin në zbatimin e reformave për integrimin në familjen evropaine”, theksoi Ademi.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere deklaroi të enjten se, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila, sipas tij, garanton zhvillimin e një shoqërie multietnike dhe paraqet një nga kushtet për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Këto komente ai i bëri, pas një takimin lamtumirës me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademin.

Zëvendëskryeministri Ademi në takimin lamtumirës e falënderoi ambasadorin Fuere për përkrahjen që i ka dhënë Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimit të implementimit të këtij dokumenti, zbatimin e reformave në vend që janë kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ambasadori Fuere do të mbetet një mik i madh i Maqedonisë dhe qytetarëve të saj se ambasadori Fuere ka ndihmuar vendin në zbatimin e reformave për integrimin në familjen evropaine”, theksoi Ademi.

Në këtë takim lamtumirës u bisedua edhe për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ademi dhe Fuere e dënuan incidentin e fundit në Kalanë e Shkupit duke theksuar se ngjarjet e tilla nuk duhet të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *