Home / Lajme / Rajon / Mbi 70 shtetas të Kosovës kërkojnë ndihmë për evakuim nga Egjipti

Mbi 70 shtetas të Kosovës kërkojnë ndihmë për evakuim nga Egjipti

3 shkurt-
“Është shumë vështirë, sepse studentët sidomos nuk kanë para dhe mezi ia dalin për të tejkaluar këtë krizë që është shumë e vështirë. Kërkojmë urgjentisht që MPJ e Kosovës të mundësojë një avion për të na ndihmuar. Por, tani për tani nuk kemi përgjigje nga Prishtina zyrtare”, theksoi Ismaili.

Mbi 70 shtetas të Kosovës kërkojnë ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për tu evakuuar nga Egjipti, për shkak të eskalimit të dhunës dhe rrezikimit të tyre, njofton agjencia e lajmeve INA.

Një nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Kosovës në Kajro, Beqir Ismaili bëri të ditur se janë rreth 50 studentë dhe 20 shtetas të tjerë që kanë ngelur të izoluar dhe kërkojnë ndihmë për evakuim nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

“Është shumë vështirë, sepse studentët sidomos nuk kanë para dhe mezi ia dalin për të tejkaluar këtë krizë që është shumë e vështirë. Kërkojmë urgjentisht që MPJ e Kosovës të mundësojë një avion për të na ndihmuar. Por, tani për tani nuk kemi përgjigje nga Prishtina zyrtare”, theksoi Ismaili.

Sipas tij, ambasada serbe në Kajro i ka ofruar ndihmë 15 studentëve, të cilët kanë udhëtuar drejt Beogradit.

“Sot presim që një ndihmë të na ofrojë ambasada e Shqipërisë dhe ambasada e Bosnjës, që kanë premtuar disa vende, por nuk jemi të sigurt. Do të presim deri të shtunën mos po qetësohet situata, por është shumë keq sidomos për studentët që nuk kanë kushte dhe para dhe mezi mbijetojnë në këtë kaos dhe krizë të rëndë të papërshkruar në Kajro dhe qytetet tjera”, theksoi Beqir Ismaili.

Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit, pesë persona kanë humbur jetën në sheshin Tahrir të Kajros, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve midis protestuesve antiqeveritar dhe mbështetësve të presidentit Hosni Mubarak.

Shpërthime dhe të shtëna në Kajro janë dëgjuar gjatë gjithë natës, ndërsa kryeministri i sapozgjedhur Omar Suleiman ka bërë thirrje mbrëmë që të dyja palët të braktisin sheshin Tahrir, për ti hapur rrugë dialogut dhe gjetjes së zgjidhjes urgjente për reforma.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *