Home / Lajme / Maqedoni / McCain: Maqedonia sa më shpejt në NATO

McCain: Maqedonia sa më shpejt në NATO

2 shkurt-
Delegacioni i Maqedonisë përbëhet edhe nga dy ministrat Nexhati Jakupi i Ekologjisë dhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska-Mileska, por edhe një grup deputetësh, në mesin e të cilëve nuk ka asnjë deputetë shqiptarë.

Senatori amerikan John McCain ka deklaruar se Maqedonia sa më shpejt duhet të bëhet pjesë e NATO-s për shkak të stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.

Ai këtë e deklaroi në pritjen që i realizoi në Uashington delegacionit shtetëror të Maqedonisë të udhëhequr nga presidenti Gjorgje Ivanov.

“Maqedonia patjetër duhet që sa më shpejt të ketë vendin e saj të merituar në NATO. Rëndësia e anëtarësimit ndikon në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, theksoi senatori McCain, i cili ka faleminderuar vendin për pjesëmarrjen në misionet ushtarake në Afganistan dhe Irak.

Delegacioni i Maqedonisë përbëhet edhe nga dy ministrat Nexhati Jakupi i Ekologjisë dhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska-Mileska, por edhe një grup deputetësh, në mesin e të cilëve nuk ka asnjë deputetë shqiptarë.

Delegacioni shtetëror nga Shkupi pritet të zhvillojë takime me senatorë dhe personalitete tjera të administratës amerikane për të biseduar edhe rreth kontestit të emrit dhe ambicieve për anëtarësimin në NATO.

Në agjendën e nesërme, presidenti Ivanov dhe pjesa tjetër e delegacionit do të marrin pjesë në takimin e 59-të tradicional “Mëngjesi i Lutjeve” që organizohet nga Kongresi Amerikan. Në këtë takim që mbahet çdo vit në të enjten e parë të muajit shkurt do të jenë të pranishëm mbi 3 mijë mysafirë si dhe presidenti amerikan Barack Obama

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *