Home / Lajme / Botë / “Mëngjesi i Lutjeve” bashkon të gjithë

“Mëngjesi i Lutjeve” bashkon të gjithë

4 shkurt-
“ Mëngjesit te Kombëtar i Lutjeve – National Prayer Breakfast” zhvillohet çdo të enjten e parë të shkurtit dhe mbledh rreth 3 mijë vizitorë, ku një e treta vijnë nga jashtë.

Qindra personalitete nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës ishin protagonistë të ngjarjes tradicionale amerikan “Mëngjesi i Lutjeve” në Uashington.

Presidenti Barack Obama priti me ngrohtësi të gjithë mysafirët me një përshëndetje impresionuese për këtë ditë të veçantë tradicionale, e 59-ta me radhë e njohur si “National Prayer Breakfast”.

Në mesin e të ftuarëve ishin edhe përfaqësues të vendeve të rajonit si presidentë, ministra dhe deputetë. Nga Maqedoni mori pjesë presidenti Gjorgje Ivanov, ministrat Nexhati Jakupi dhe Elizabeta Kançevska si dhe një grup deputetësh maqedonas.

Në këtë eveniment delegacioni shqiptar ishte i zbehur dhe më pak përfaqësues për shkak të pjesëmarrjes së vetëm të ministrit të Ambientit, Fatmir Mediu dhe Damian Gjiknuri, ndërsa zyrtarë të tjerë qeveritar dhe parlamentar nuk kanë marrë pjesë për shkak të krizës që ka përfshirë politikën shqiptare.

Kësaj radhe, Republika e Kosovës ishte më e përfaqësuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, deputetin Xhavit Haliti, ish-ministrat Skender Hyseni dhe Ahmet Shala, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli si dhe deputeti dhe kryetari i partisë serbe SLS, Slobodan Petrovic.

Presidenti Obama foli në Mëngjesin Kombëtarë të Lutjeve në Uashington, duke dhënë mesazhe për paqe dhe angazhim solidar në gjithë botën.

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve 2011, u mbajt në hotelin Hilton International Ballroom dhe ai filloi pak para 09:00 të ditës së enjte në mëngjes.

Udhëheqësit fetarë, politik, shoqërorë, gazetar, shkrimtarë e artistë nga e gjithë bota morën pjesë në Mëngjesin kombëtarë të Lutjeve, të luten, dhe të besojnë nga në principet e shenjta, dhe të flasin për fenë e çështje shoqërore e politike nga e gjithë bota.

“ Mëngjesit te Kombëtar i Lutjeve – National Prayer Breakfast” zhvillohet çdo të enjten e parë të shkurtit dhe mbledh rreth 3 mijë vizitorë, ku një e treta vijnë nga jashtë.

Në këtë ceremoni, ku nikoqir është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, marrin pjesë shumë burrështetas dhe personalitete të shquara nga tërë bota nga të gjitha fushat e jetës.

Tradita e mbledhjes në lutjet e mëngjesit është e vjetër rreth 6 dekada dhe daton që nga koha e presidentit Dwight Wisenhower i cili në vitin 1953 me një grup kongresmenësh organizoi një takim që kishte për qëllim lutje për Amerikën.

E mbështetur nga Kongresi Amerikan, nga viti 1970, “ Mëngjesit te Kombëtar i Lutjeve – National Prayer Breakfast”, të marr karakter kombëtar dhe pa marrë parasysh kundërshtimet e disa shoqatave ekstreme fetare amerikane, qeveria amerikane arriti që ” Mëngjesi Kombëtarë i Lutjeve ” ta destinojë të jetë forum liderësh politik e social të botës, ku kongresmenë, senatorë amerikanë deh anëtarë të lartë të qeverisë amerikane e institucioneve prestigjioze të zhvillojnë takime të rëndësishme me të ftuarit nga 100 vende të botës.
Beqir SINA/Uashington

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *