Home / Sport / Mourinho: Barcelona më mundi me Realin, por…i kam mundur me Interin

Mourinho: Barcelona më mundi me Realin, por…i kam mundur me Interin

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho ka deklaruar se skuadra e tij nuk duhet ta harrojë humbjen e përjetuar nga Barcelona më herët gjatë këtij edicioni, 0:5, por duhet të marrë mësim nga kjo humbje.

Reali ka përjetuar humbjen më të madhe në historinë e “El Clasico”-ve në muajin nëntor. Mourinho ka thënë se ai rezultat nuk duhet të harrohet kurrë, në mënyrë që të përmirësohet paraqitja e skuadrës së tij në sfidat e ardhshme me Barcelonën.

“Në atë ndeshje ne thjeshtë nuk e kemi parë topin. Pësuam 0:5, nëse do të zgjaste edhe 10 minuta më shumë humbja do të ishte edhe më e thellë, me gjashtë apo shtatë gola. Kjo ishte një lojë për t’u harruar, por gjithmonë duhet ta kujtojmë, ashtu sikur ndeshjen e parë kur isha në drejtimin e Interit, kur e zhvilluam kundër tyre në edicionin e kaluar. Ne humbëm 0:2 në fazën e grupeve, edhe pse në bazë të lojës që shfaqi Barcelona shumë lehtë ka mundur të ishte 0:4. Por, ne nuk e harruam atë humbje, madje ajo ishte bazë mbi të cilën e përgatitëm ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër tyre. Të njëjtën gjë do ta bëjë tash edhe me Realin e Madridit, kur të luajmë sërish me Barcelonën”, ka theksuar Mourinho.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *