Home / Lajme / Rajon / Ndërpritet seanca parlamentare

Ndërpritet seanca parlamentare

10 shkurt-
“Deputetët socialistë sot në Kuvend, nuk po bëjnë asgjë tjetër, veçse po vërtetojnë se ishin ata që organizuan 21 Janarin dhe po kërkojnë me të gjitha mënyrat pushtet për kryetarin e tyre, Edi Rama”, tha Paloka në fjalën e tij të sapo nisur.

Mes një debati dhe sherri të provokuar nga deputetët e opozitës, të cilët qëndronin në këmbë prej minutash të tëra duke thirrur “Vrasës” ndaj kolegëve të pozitës, seanca plenare ka qenë e detyruar për t’u mbyllur nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Piku i situatës kaotike të krijuar në Kuvend arriti kur deputetët Paulin Stërkaj dhe Armando Prenga, janë afruar dhe konfrontuar me deputetin demokrat, Edi Paloka, ndërsa ai mori fjalën pas ministrit Olldashi.

“Deputetët socialistë sot në Kuvend, nuk po bëjnë asgjë tjetër, veçse po vërtetojnë se ishin ata që organizuan 21 Janarin dhe po kërkojnë me të gjitha mënyrat pushtet për kryetarin e tyre, Edi Rama”, tha Paloka në fjalën e tij të sapo nisur.

E cila në fakt u ndërpre nga kaosi që shkaktuan deputetët socialistë të cilët u afruan ndaj tij dhe nisën përplasjen fizike, duke e goditur dhe hequr mikrofonin.

Patozi: Rama, po luan me vdekjen e viktimave të 21 Janarit

Çdo ditë e më shumë pas 21 Janarit, ia ka vlejtur për t’i bindur qytetarët shqiptarë mbi atë që ndodhi, mbi shkaqet dhe pasojat, duke mos e ndihmuar aspak Edi Ramën dhe shpurën e tij që të hidhte në erë shtetin e së drejtës.

Kështu pohoi sot në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, pas akuzave të rivalit socialist, Gramoz Ruçi se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për 21 Janarin.

“Unë nuk dua ta identifikoj Partinë Socialiste me atë bandë që sulmoi Kryeministrinë, por me sa ka ndodhur pas 21 Janarit, e kam të vështirë ta ndaj atë nga përpjekja për të marrë pushtetin me dhunë”, tha Patozi.

Duke iu drejtuar pyetje më pas deputetëve socialistë se përse u drodhën ata mbi kërkesën për tabulatet e telefonatave në 21 Janar?

“Përgjigja është e thjeshtë: Sepse komploti është tërësisht i vërtetueshëm. E vërteta është publike për të gjithë.

Duhet ta dini se 21 Janari ishte një krim i rëndë, me përmasa të frikshme, ai ishte një sulm mbi paqen dhe sigurinë e jetës, mbi pronën dhe sigurinë e jetës së çdo shqiptari”, tha më pas Patozi.

Duke shtuar se askënd nuk duhet ta gënjejë mendja se instrumentalizomi i vdekjes së 4 personave, do ta bëjë mazhorancën të humbasë mendjen për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës së 21 Janarit.

Sipas Patozit, ajo që është më i rëndë është fakti se Rama pasi ua ndolli vdekjen viktimave, i çoi drejt saj dhe tani po luan me vdekjen e tyre.

“Përfytyroni o shqiptarë, se çfarë fytyre do të kishte qeveria e imagjinuar prej Ramës, me ata horra dhe bandita që sulmuan Kryeministrinë.

Rama një gjë duhet ta dijë mirë, se nuk do të ketë më shans për të sulmuar shtetin me dhunë”, tha mes të tjerash Patozi.

Ruçi: Berisha, fajtori i vrasjes së 4 demonstruesve

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka akuzuar sërish qeverinë për vrasjen e 4 demonstruesve të 21 janarit.

Në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit, kreu kuvendor i socialistëve ka hedhur edhe një varg akuzash tjera mbi kryeministrin Berisha dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

“Ty zoti kryeministër Sali Berisha, kam besuar se nuk do të bëje të njëjtat gabime, se nuk ishe ai i ’97-ës, që le pas shkatërrim, djegie e anarki. Ti mbron ekzekutorët e pushtetit tënd që të mbajnë ty në këmbë. Jeto ti që tani shfaqesh me fytyrën e vrasësit, ekzekutorit, sepse je vetëm ti fajtori për gjithçka që shkon mbrapsht në këtë vend”, u shpreh Ruçi.

Ai gjithashtu theksoi se, demonstrata e 21 janarit nuk është puç shtetëror siç e ka cilësuar kryeministri Berisha por revolta e qytetarëve kundër pushtetit të korrupsionit.

Ndërkohë, komisionin hetimor për ngjarjet e 21 janarit e ka vlerësuar si të turpshëm por edhe të rrezikshëm, pasi kërkon të bëjë një gjyq partiak për të ndërshkuar çdo person që i kundërvihet qeverisë

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *