Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshimet kushtetuese, Gruevski nuk e përfillën BDI-në

Ndryshimet kushtetuese, Gruevski nuk e përfillën BDI-në

10 shkurt-
Ai u zotua se, do të bëjë çmos që kjo iniciativë të kaloj sa më shpejtë në procedurë parlamentare, kështu që të hënën pritet që iniciativa e propozuar të gjendet para Komisionit parlamentar Kushtetues, ndërsa më 21 shkurt në seancë plenare.

Partia VMRO-DPMNE e drejtuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski po vazhdon ndryshimet kushtetuese në sfera të ndryshme, por duke iu shmangur ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Mbi 30 deputet të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të tij të koalicionit kanë ngritur iniciativë parlamentare për ndryshime Kushtetuese në pjesën e gjyqësorit dhe revizionit shtetëror.

Sipas propozim ndryshimeve kushtetuese, parashikohet që nga Këshilli Gjyqësor si anëtarë i përhershëm të largohet ministri i drejtësisë dhe të mos ketë kryetar të këshillit gjyqësor, por të rritet numri i anëtareve të gjykatësve nga 8 në 10.

“Këto janë dy rekomandime të Bashkimit Evropian (BE).Punojmë në mënjanimin e të gjitha barrierave për anëtarësim në BE”, tha kryeparlamentari Trajko Veljanovski.

Ai u zotua se, do të bëjë çmos që kjo iniciativë të kaloj sa më shpejtë në procedurë parlamentare, kështu që të hënën pritet që iniciativa e propozuar të gjendet para Komisionit parlamentar Kushtetues, ndërsa më 21 shkurt në seancë plenare.

Këtë iniciativë nuk e kanë nënshkruar deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilët për të njëjtën janë njoftuar gjatë ditës së sotme.

Ka kohë që partia shqiptare në pushtet nuk komunikon si duhet me aletin e saj Nikolla Gruevskin i cili vazhdon t’i injoroj dhe mos i përfill në të shumtën e rasteve.

Demokracia e Re (DR), thotë se, kjo iniciativë është për tu përshëndetur por nuk duhet të miratohet pa konsensus dhe miratimin e kërkesave të shqiptarëve që kanë të bëjnë me aplikimin e votimit të dyfishtë edhe në Këshillin Gjyqësor, miratimin e buxhetit shtetëror me të njëjtin parim, rregullimin e çështjeve të simboleve, gjuhës etj.

“Ne e bojkotojmë punën e parlamentit dhe nuk kthehemi në punimet e së njëjtit, në kohën kur nuk merren parasysh kërkesat e DR-së. Pyes publikisht cili është roli i BDI-së në pushtet? Që VMRO-DPMNE të propozoi vetë ndryshime kushtetuese”, tha Flora Kadriu, deputet DR-së. Nga DR këtë e quajnë edhe si një provokim të radhës të shumicës parlamentare.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), mbetet në qëndrimin e mëparshëm që Maqedonisë i duhet ndryshime të rrënjësishme kushtetuese e jo sipërfaqësore.

“PDSH është për ndryshime të rrënjësishme të kushtetutës e jo për ndryshime sipërfaqësore. Kushtetuta duhet të ndryshoi në bazë të marrëveshjes së re politike që e ofron PDSH”, thonë në PDSH.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *