Home / Lajme / Rajon / Në Kosovë nesër negociatat për formimin e koalicionit

Në Kosovë nesër negociatat për formimin e koalicionit

6 shkurt-
“PDK ka siguruar numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të krijuar Qeverinë e re dhe se bisedimet zyrtare do të nisin nga dita e hënë”, ka theksuar Thaçi, duke mos dhënë detaje mbi formimin e koalicionit

Në Kosovë nesër pritet të fillojnë negociatat për formimin e koalicionit të ri qeveritar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Partia që fitoi shumicën e votave PDK e kryeministrit në largim Hashim Thaçi doli e para edhe në këto zgjedhje dhe se kreu i kësaj partie pritet që të marrë mandatin për fillimin e negociatave për formimin e koalicionit qeveritar.

Thaçi javën e kaluar paralajmëroi se për të hënën do të fillonin negociatat dhe do të bëheshin ofertat për partneritet me disa parti politike.

“PDK ka siguruar numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të krijuar Qeverinë e re dhe se bisedimet zyrtare do të nisin nga dita e hënë”, ka theksuar Thaçi, duke mos dhënë detaje mbi formimin e koalicionit.

Jozyrtarisht, PDK do të zhvillojë bisedime dhe do ti dorëzojë ftesat të gjitha subjekteve politike, duke përfshirë edhe grupe deputetësh të partive të tjera që janë të gatshëm për bashkëqeverisje në mandatin e dytë të kryeministrit Hashim Thaçi. Sinjalet e para të plasuara në disa media bëjnë të ditur për një marrëveshje të mundshme për bashkëqeverisje me AAK-në dhe komunitetit, deri tani duke përjashtuar AKR, e cila ishte favorite për tu bërë pjesë e koalicionit.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *