Home / Lajme / Maqedoni / Në Nju Jork nesër takimi për kontestin e emrit

Në Nju Jork nesër takimi për kontestin e emrit

8 shkurt-
Derisa në pushtet është Gruevski, vështirë është për tu arritur deri tek zgjidhja. Qeveria e Shkupit po e zvarrit procesin, për shkak se është në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë rreth ligjshmërisë së bllokadës greke për mosanëtarësimin e vendit në BE dhe NATO dhe mosrespektimin e marrëveshjes së vitit 1995 për respektimin e procesit të anëtarësimit me referencën FYROM”, shkruan gazeta “Macedonia”, duke u thirrur në burime të Ministrisë së Jashtme në Athinë.

Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic për kontestin e emrit nesër në Nju Jork do të takohet me negociatorët e Shkupit dhe Athinës.

Zyra për informim e ndërmjetësit Nimic bëri të ditur se takimet do të jenë të ndara me negociatorin e palës maqedonase, diplomatin Zoran Jolevski si dhe më pas me negociatorin grek Adamantios Vasilakis.

Mediat greke sot kanë bërë të ditur se Qeveria e Athinës pret takime konstruktive me ndërmjetësinë e OKB-së, por një pjesë e madhe e tyre nuk i kushtojnë shumë vëmendje kësaj nisme të radhës, pas ndërprerjes së gjatë të procesit.

Gazeta greke “Macedonia” shkruan sot se diplomacia greke ka pritje minimale nga rezultatet e takimit. “Derisa në pushtet është Gruevski, vështirë është për tu arritur deri tek zgjidhja. Qeveria e Shkupit po e zvarrit procesin, për shkak se është në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë rreth ligjshmërisë së bllokadës greke për mosanëtarësimin e vendit në BE dhe NATO dhe mosrespektimin e marrëveshjes së vitit 1995 për respektimin e procesit të anëtarësimit me referencën FYROM”, shkruan gazeta “Macedonia”, duke u thirrur në burime të Ministrisë së Jashtme në Athinë.

]ështja e emrit për herë të fundit ishte pjesë e agjendës së ndërmjetësit Nimic gjatë vizitës së tij në fund të vitit të kaluar në Athinë dhe Shkup. Propozimi i emrit Republika Veriore e Maqedonisë si dhe Republika e Maqedonisë së Vardarit janë dy propozimet e fundit për të cilat palët nuk kanë arritur marrëveshje, ndërsa në pjesën e debatit janë të përfshirë edhe nocionet rreth përdorimit të emërtimeve të kombësisë, gjuhës dhe identitetit maqedonas, për të cilat pala greke kërkon ndryshime

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *