Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë mbi 800 persona me grip

Në Tetovë mbi 800 persona me grip

10 shkurt-
Në qytetin e Tetovës, numri i të prekurve me grip ka arritur deri në 801.
Ndërkaq, gjithsej 2.539 raste të së sëmurëve nga gripi janë regjistruar në Maqedoni në javën e pestë të vitit 2011, që është rritje për 45,8 për qind e numrit të të sëmurëve në krahasim me javën e kaluar.

Urim Hasipi
Tetovë-Në krahasim me qytetet tjera më të mëdha në vend, qyteti i Tetovës, ka numër të vogël të të infektuarve me grip, megjithëse shënohet rritje nga dita në ditë i të sëmurve me simptome të gripit edhe në nivel të shtetit.

Në qytetin e Tetovës, numri i të prekurve me grip ka arritur deri në 801.
Ndërkaq, gjithsej 2.539 raste të së sëmurëve nga gripi janë regjistruar në Maqedoni në javën e pestë të vitit 2011, që është rritje për 45,8 për qind e numrit të të sëmurëve në krahasim me javën e kaluar.

Gjatë sezonit të gripit 2010/2011 duke përfshirë edhe 6 shkurtin në Republikën e Maqedonisë janë paraqitur gjithsej 10.937 raste të gripit, prej të cilëve më së shumti në Shkup 1.629, Kumanovë 1.055, Strumicë 1.005, Prilepi 997, Manastiri 891 dhe Tetova 801.

Gjatë këtij sezoni janë regjistruar gjithsejt gjashtë raste të vdekjes nga gripi, pesë nga Shkupi dhe një nga Koçana, prej të cilëve katër janë të moshës prej 15-64 vjeçare, ndërsa dy raste janë fëmijë prej 5-14 vje.

Në mënyrë laboratorike janë konfirmuar tre raste dy si influencë pandemike A/H1N1, ndërsa tek njëri është dëshmuar infeksion me influencën virusin B.

Aktiviteti i virusit të influencës në Maqedoni, në pajtim me numrin e të sëmurëve dhe përhapjes territoriale në sezonin rrjedhës ka tendencë të rritjes së intensitetit dhe përhapjes në mesin e popullatës. Gjatë javës së fundit ekziston rritje e numrit të të sëmurëve, që paraqet numër më të madh të të paraqiturve të sëmurë nga gripi në nivel javor në sezonë.

Kryeshefi i ndihmës së shpejtë në Tetovë, Gëzim Nuredini, thotë se niveli i alarmit është ngritur në shkallën gjashtë, kurse gripi i tanishëm ka simptome të njejta me gripin A /H1N1.
Nuredini nënvizoi se simptomet e gript të ri janë një përzierje e tri lloje të gripeve edhe atë, të gripit të derrave, gripit të shpezëve dhe gripit sezonal të cilat dallohen më ngritje të temperaturave mbi 37.8 gradë, me ethe, dhimbje të fytit, dhimbje muskujsh , kokëdhimbje,zvogëlimim i oreksit, si dhe vjellje.

Ndryshe, numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në Prilep (343), Kumanovë (225), Shkup (222), Ohër (222) dhe Strumicë (209), dhe më shpesh i takojnë grupit të moshës prej 15-64 vjeçarë 1.493, ndërkaq më së paku janë të moshës mbi 65 vjeçare 165. Gjatë javës së kaluar është paraqitur edhe një rast i vdekjes nga gripi, nga Shkupi, i cili i takon grupmoshës prej 5-14 vjeç.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *