Home / Lajme / Maqedoni / Një grup shtetasish kthehet nga Egjipti

Një grup shtetasish kthehet nga Egjipti

1 shkurt-
Ata zbritën mbrëmë në Aeroportin e Beogradit dhe se kthimi ishte organizuar nga agjencia turistike Kontiki. Ministria e Jashtme nuk ka informacione se ky grup shtetasish a janë paraqitur për ndihmë në ambasadën në Kajro.

Një grup i shtetasve të Maqedonisë është kthyer mbrëmë nga Egjipti nëpërmjet një fluturimi të organizuara nga një agjenci serbe të fluturimeve.

Shtetasit e Maqedonisë kanë udhëtuar bashkërisht me turistë serb, kroat dhe boshnjak të cilët kishin qëndruar për pushime në qendrën turistike Sharm El Sheik.

Ata zbritën mbrëmë në Aeroportin e Beogradit dhe se kthimi ishte organizuar nga agjencia turistike Kontiki. Ministria e Jashtme nuk ka informacione se ky grup shtetasish a janë paraqitur për ndihmë në ambasadën në Kajro.

MPJ ka bërë të ditur se deri tani 34 shtetas kanë kërkuar ndihmë pranë ambasadës në Kajro, ndërsa jozyrtarisht bëhet e ditur se edhe ambasadori Mile Manolev ka kërkuar kthimin e tij në vend, për shkak të tensioneve dhe dhunës së shtuar në Egjipt. Grupi i shtetasve që janë paraqitur pranë ambasadës pritet që të kthehen në vend me 3 shkurt, me një udhëtim të organizuar nga “Turkish Airlines”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *