Home / Lajme / Maqedoni / Një person humbi jetën në aksidentin rrugor Shkup – Tetovë – Gostivar

Një person humbi jetën në aksidentin rrugor Shkup – Tetovë – Gostivar

5 shkurt
Mjeku nga Ndihma e Shpejtë e Tetovës e konstatoi vdekjen e tij.”Për shkak të aksidentit në periudhën prej orës 20 deri në ora 23 trafiku ka qenë i ndaluar në këtë pjesë të autostradës dhe i riorientuar nëpër drejtimet e tjera rrugore”, deklaroi Josifovski.

Mevaidin Asani (58 vjeçar) nga fshati i Gostivarit Forino e humbi jetën në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë në orën 19:40 në afërsi të firmës për prodhimtari të mobiljeve “Interfantazi”, në autostradën Shkup – Tetovë – Gostivar, në unazën Jug, në mbikalimin për hyrje në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas informatave policore automobili “Mercedes smart” me targa të Gostivarit i drejtuar nga Asani, i cili ndohej vetëm në automobil, doli jashtë rrugës, u përplas në rethojën mbrojtëse dhe u përmbys. Nga përplasja dhe përmbysja Asani vdiq në vend.

Mjeku nga Ndihma e Shpejtë e Tetovës e konstatoi vdekjen e tij.”Për shkak të aksidentit në periudhën prej orës 20 deri në ora 23 trafiku ka qenë i ndaluar në këtë pjesë të autostradës dhe i riorientuar nëpër drejtimet e tjera rrugore”, deklaroi Josifovski.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të gjykatës, prokurorisë dhe policisë dhe sipas informatave paraprake nga hetimi shkak për aksidentin trafikor ka qenë shpejtësia e madhe.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *