Home / Lajme / Botë / Nju Jork: Gjendet i vdekur emigranti shqiptar

Nju Jork: Gjendet i vdekur emigranti shqiptar

7 shkurt-
Sipas njoftimeve të para, është bërë ekspertiza për shkaqet e vdekjes së tij, mirëpo nuk janë dhënë rezultatet dhe detajet e saj. Trupi i viktimës u gjet gjysmë i ngrirë dhe se nuk kishte shenja të traumës. Dyshohet se viktima që nga dita e premte konsiderohej i zhdukur dhe se për shkak të borës së madhe makina e tij ishte bllokuar në këtë lagje të Nju Jorkut. Makina e viktimës ishte pronë e një shoku të tij, me të cilin po jetonin me qira në një apartament në Queens.

Emigranti Argen Dyryzi 31 vjeç u gjet i vdekur në makinën e tij në lagjen Astoria të Queens në Nju Jork, por deri tani janë të panjohura shkaqet e vdekjes.

Shqiptari nga Tirana, i cili për tetë vite po jetonte në Nju Jork u gjet i varur në timonin e makinës së tij BMW nga ana e dëshmitari okular, i cili menjëherë ka informuar policinë njujorkeze, njofton korrespodenti i agjencisë INA.

Sipas njoftimeve të para, është bërë ekspertiza për shkaqet e vdekjes së tij, mirëpo nuk janë dhënë rezultatet dhe detajet e saj. Trupi i viktimës u gjet gjysmë i ngrirë dhe se nuk kishte shenja të traumës. Dyshohet se viktima që nga dita e premte konsiderohej i zhdukur dhe se për shkak të borës së madhe makina e tij ishte bllokuar në këtë lagje të Nju Jorkut. Makina e viktimës ishte pronë e një shoku të tij, me të cilin po jetonin me qira në një apartament në Queens.

Sipas policisë, Argent Dyryzi 31 vjeç për herë të fundit është parë ditën e mërkurë të javës së kaluar në një lokal, i cili quhet Manhattan Caffe.

Romina Perkaj,me të cilën kishte një lidhje viktima bëri të ditur për agjencinë e lajmeve INA se sipas të dhënave të siguruara nga autopsia, trupi i tij tregon vetëm disa njolla të zeza që mund të jenë të lidhura me helmimin nga monoksidi i karbonit.

Të njëjtën gjë tha një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili konfirmoi se nuk ka shenja të tjera përveçse njollave të zeza në trup.

Arben Dyryzi po kryente punë ndërtimtarie, ndërsa për shkak të motit të keq, ai për disa javë ishte në pushime dhe pa punë.

Hetuesit thanë se ata janë duke u përpjekur për të përcaktuar nëse vdekja ishte një aksident apo vetëvrasje, mbasi ata dyshojnë se ndoshta “Dyryzi do të kishte marrë një vendim të tillë për t’i dhënë fund jetës e tij”. Perkaj theksoi se i dashuri i saj po planifikonte të blinte në shtëpi në Nju Jork, ndërsa ai po jetonte i vetëm pa familjen e tij.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *