Home / Sport / Novara e blen gjysmën e kartonit të Ujkanit për 1.5 milionë euro

Novara e blen gjysmën e kartonit të Ujkanit për 1.5 milionë euro

Ai thotë se nuk do të kthehet te Palermo, nëse skuadra e Serie A nuk i garanton se do të jetë portieri i parë. Portieri vushtrrias së paku deri në fund të këtij edicioni mund të qëndrojë te Novara, që bën gara në Serie B të Italisë dhe po lufton për inkuadrim në Serie A.

Skuadra e Novaras ka blerë gjysmën e kartonit të portierit kosovar, Samir Ujkani, nga Palermo. Novara ia ka paguar Palermos 1.5 milionë euro për hisen që ka marrë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ujkani të hënën dhe është konfirmuar edhe nga mediat kryesore në Itali. Ai ka firmosur kontratë të re deri më 2015.
Ujkani 22-vjeçar tash e një vit e gjysmë në radhët e Novarës ka luajtur si huazim nga Palermo. Ai thotë se nuk do të kthehet te Palermo, nëse skuadra e Serie A nuk i garanton se do të jetë portieri i parë. Portieri vushtrrias së paku deri në fund të këtij edicioni mund të qëndrojë te Novara, që bën gara në Serie B të Italisë dhe po lufton për inkuadrim në Serie A.
“Jam i kënaqur që kam arritur të nënshkruaj kontratë edhe për katër vjet. Marrëveshja që është bërë ndërmjet dy klubeve është në favor të Palermos, pasi, sipas marrëveshjes, Palermo mund të më kthejë kur të dëshirojë. Por Palermo e di qëndrimin tim se nuk do të kthehem nëse nuk më garantohet se do të jem portier i parë. Unë dëshiroj që edhe një vit të jem te Novara për të fituar edhe më shumë eksperiencë, në mënyrë që kur të vijë momenti të transferohem te Palermo të jem numër një”, ka thënë Ujkani për gazetën.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është duke treguar formë të lartë me fanellën e Novaras. Kjo skuadër edicionin e kaluar luajti në kategorinë e tretë italiane, ndërsa siguroi kthimin në kategorinë e dytë pas plot 33 vjetësh. Tani në Serie B. Novara është e dyta me 45 pikë, dy më pak se Siena.
Ujkani ka 20 paraqitje këtë sezon.
“Jemi në pozitë të dytë dhe gjasat për t’u ngjitur në Serie A janë shumë të mëdha. Ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë, pasi në disa ndeshje nuk kemi pasur paraqitje të mira. Jemi skuadër e re dhe jemi komponuar mjaft mirë. Besoj se mund t’ia arrijmë të ngjitemi në Serie A”, ka theksuar Ujkani.
Ujkani në Palermo u transferua në verë të vitit 2007 nga Anderlechti belg. Më 26 prill të vitit 2009, debutoi në Serie A, në takimin kundër Milanit. Pasi nuk arriti të zërë vend në përbërjen bazë u huazua në Novara për të fituar përvojë. Vlerësohet ndër portierët më të mirë shqiptarë. Në disa ndeshje ishte titullar edhe te Kombëtarja shqiptare.

Transferet më të mëdha të shqiptarëve në këtë afat:

Valon Behrami (nga West Hami te Fiorentina)
Arian Beqaj (nga Olympiakos Nicosia te Ermisi)
Alban Dragusha (nga Skënderbeu te Kalmari)
Liridon Leci (nga Kastrioti te Kalmari)
Besnik Rrustemaj (Blackburn – Kalmar)
Astrit Ajdareviq (nga Orebro te Norrkopingu)
Flamur Kastrati (nga Twente tek Osnabrucku)
Mërgim Mavraj (nga Bochumi te Greuther Furthi)
Mensur Limani (nga Drenica te Baku)
Florent Aziri (nga Trepça te Domzale)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *