Home / Lajme / Maqedoni / ‘Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme’

‘Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme’

2 shkurt-
“Qeverisë aktuale nuk i përshtaten zgjedhjet e parakohshme sepse në instancë të fundit, atë infuzion financiar që ua ofroj FMN-ja prej 500 milion euro, ato do të tentojnë që ta efektuojnë me investime konkrete me relaksim të situatës do të kisha thënë ekonomiko sociale dhe në këtë mënyrë të krijojnë një argument pozitiv për to në vigjilje të zgjedhjeve që do të duhet të mbahen vitin tjetër, tha Osmani.

Gjendja e re politike e krijuar pas braktisjes së Kuvendit nga ana e opozitës, për Rufi Osmanin nuk paraqet arsye shtesë për të intensifikuar aktivitetet në drejtim të promovimit të subjektit të tij politik. Osmani deklaron se në kontinuitet punon në drejtim të themelimit të subjektit të ri politik, dhe se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qoftë të rregullta apo të parakohshme, ai do të hyjë në garë.

“Aktivitetet ne i mbajmë me një tempo normale. Nëse eventualisht këto do të kishin efektu zgjedhje të parakohshme, kjo do të thotë se ne faktikisht nuk kemi më kohë për të prit për të promovua subjektin e ri politik, po ne kemi më tepër alternativa me të cilat ne mund të garojmë në zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se pavarësisht a do të jenë zgjedhjet e rregullta, ose të parakohshme ne do të dalim në garë së bashku me subjektet tjera dhe besoj se do të kemi një ofertë e cila do të jetë atraktive për shqiptarët në përgjithësi por edhe për elektoratin në Maqedoni”, deklaroi Rufi Osmani, nismëtarë për themelimin e subjektit të ri politik.

Osmani vlerëson se tani nuk është koha e përshtatshme për zgjedhje të parakohshme, sidomos për bllokun politik shqiptarë, por shton se zgjedhjet e tilla nuk i shkojnë për shtati as qeverisë aktuale.

“Qeverisë aktuale nuk i përshtaten zgjedhjet e parakohshme sepse në instancë të fundit, atë infuzion financiar që ua ofroj FMN-ja prej 500 milion euro, ato do të tentojnë që ta efektuojnë me investime konkrete me relaksim të situatës do të kisha thënë ekonomiko sociale dhe në këtë mënyrë të krijojnë një argument pozitiv për to në vigjilje të zgjedhjeve që do të duhet të mbahen vitin tjetër.

Mendoj se kërkesa për zgjedhje të parakohshme nuk u përshtatet shqiptarëve duke pas parasysh edhe tentim puçin që u bë nga të majtit në Shqipëri. Edhe zgjedhjet e kontestuara në Kosovë dhe duke pas parasysh edhe raportin e Dik Martit”, tha Rufi Osmani, nismëtarë për themelimin e subjektit të ri politik.

Sipas Osmanit edhe përkundër bojkotit opozitarë, shumica parlamentare me plot të drejtë vazhdon punën ngase shumica parlamentare ka marrë mandat të plotë nga elektorati dhe ka plotë të drejtë që deri në fund ta observoj mandatin e saj.(Alsat-M)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *