Home / Lajme / Maqedoni / “Oh sa mirë ta bana”

“Oh sa mirë ta bana”

25 shkurt-
Askush nga pushteti asnjëherë nuk i mori seriozisht këto thirrje të Fueres që realisht janë edhe qëndrime të Bashkimit Evropian. Dhe nëse në fakt këto deklarata të Fueres u mohuan katër vite radhazi, atëherë del se katër vite është injoruar edhe Brukseli zyrtar i cili ka deleguar Fueren si përfaqësues special të tyre. Qasja joserioze ndaj BE-së e kreut të qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së , do të thotë është shpërblyer nga ana e BE-së, e cila vazhdimisht ka “inkurajuar” Shkupin zyrtar por asnjëherë se ka injoruar.

Urim Hasipi

Nuk është hera e parë që Kryeministri Nikolla Gruevski injoron përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Rasti i fundit kur Gruevski nuk pranoi të takohet për herë të fundit me Fueren, të cilit së shpejti i përfundon mandati, edhe një herë tregoi qartë orientimet e kryeministrit se qeveria që drejton ai nuk ka kurs pro evropian por sytë dhe veprimet i ka të orientuara diku kah lindja.

Kjo shihet qartë dhe nuk është hera e parë që e them unë, por interesante është se si partia shqiptare pjesë e kësaj qeverie, pra BDI, vazhdon të qëndrojë krah këtij kryeministri. Përderisa kryeministri e injoron tërësisht, BDI, i jep dekorata dhe mirënjohje Fueres.

Aspak nuk është kjo e habitshme për faktin se shqiptarët e kanë të qartë përcaktimin e tyre pro evropian dhe herë herë pro amerikan. Problemi në sipërfaqe është ky por diku tjetër i ka rrënjët dhe kush është fajtor i këtij teatri. Logjikisht fajtor është Greuvski sepse injoron një të deleguar nga bashkësia ndërkombëtare, por de fakto faji qëndron pikërisht të Fuere.

Pse? Një kohë të gjatë përfaqësuesit ndërkombëtarë e “përkdhelin” Gruevskin dhe e mbajnë me lajka dhe pikërisht përkëdhelësi më i madh ishte Fuere i cili katër vite seriozisht opinionit në Maqedoni i ofroi dy deklarata dhe një lutje.

Deklarata e parë ishte se vendi duhet të vazhdojë me reformat (për cilët reforma fliste ni zot e di, sepse faktikisht në Maqedoni asnjëherë ska pasur reforma këtyre 20 viteve), pastaj deklarata e njohur se duhet sa më shpejt të zgjidhet kontesti me emrin me Greqinë. Lutja e tij, ishte e destinuar pikërisht për pushtetin kur thoshte se marrëveshja e Ohërit duhet të implementohet dhe realizohet.

Fuere, realisht ikte nga problemi thelbësor kur i bënte këto deklarata dhe lutje, apo thirrje, ndaj Gruevskit.

Askush nga pushteti asnjëherë nuk i mori seriozisht këto thirrje të Fueres që realisht janë edhe qëndrime të Bashkimit Evropian. Dhe nëse në fakt këto deklarata të Fueres u mohuan katër vite radhazi, atëherë del se katër vite është injoruar edhe Brukseli zyrtar i cili ka deleguar Fueren si përfaqësues special të tyre. Qasja joserioze ndaj BE-së e kreut të qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së , do të thotë është shpërblyer nga ana e BE-së, e cila vazhdimisht ka “inkurajuar” Shkupin zyrtar por asnjëherë se ka injoruar.

Gruevski shkon e vjen në Bruksel, Uashington, Ivanov poashtu shkon e vjen kur do në Bruksel e Uashington, pra ata vetë e mbajnë me lajka Gruevskin dhe sot ska se si ndryshe ky i fundit tua kthejë përveç injorancës. Nëse këta të Evropës e njohin injorantin atëherë pse këta përfaqësues të Evropës janë aq shumë të dashur pë ne shqiptarët, sepse asnjëherë nuk ua kemi parë hajrin.

Ne si shqiptarë këtyre të Evropës u jemi “mirënjohës” për pranimin e rregjistrimit të popullsisë në vitin 2002, mos bërjen e presionit që të implementohet tërësisht Marrëveshja e Ohërit, mos intervenimi i BE-së për projektet një fetare dhe një etnike të qeverisë së Shkupit, përkrahja e blerjes në kohë për sjelljen e ligjeve që kanë të bëjnë me dygjuhësinë, ligjin për pjesëtarët dhe invalidët e UÇK-së, dhe familjet e tyre, mos bërja presion që mjetet që vijnë nga BE-ja të ndahen proporcionalisht etj.

Pra, fëmija i dëgjueshëm gjithmonë humb, kurse ai që është rebel fiton. Kështu më del hesapi dhe llogaria mua, kur analizoj lojën e Gruevskit me evropianët dhe përkulja e shqiptarëve ndaj evropianëve. Në këtë drejtim del se Gruevski shumë mirë ua bën evropianëve apo ndryshe kjo I vjen “Oh sa mirë ta bana- me tana me tana”.

Edhe kjo është e njohur për të gjithë se Evropa e do Gruevskin “rebelist” i cili ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes me kontestin e njohur me Greqinë por kurë dhe asnjëherë nuk u përvesh që ta zgjidhë, duke blerë në kohë dhe duke pasur aleat tërë Bashkimin Evropian.

Nga kjo shihet qartë se Evropa nuk është aspak e interesuar që të ketë shqiptarë në mesin e saj, por një shtet i cili do të kontrollohet vetëm nga maqedonasit, prandaj që shqiptarët të jenë faktorë në këtë hapësirë duhet që të fillojnë të sillen si Gruevski me evropianët po deshën të jenë pjesë e evropës.

Normalisht dhe jam shumë i vetëdijshëm se ideja që të injorohen këta përfaqësues të Evropës, nuk përkrahet nga shumica e partive parlamentare shqiptare, sepse kulti i misionarëve të evropës është shumë i madh karshi kësaj ideje. S`duhet shumë mend se edhe pas dy dekadave tranzicioni përcaktimi i shqiptarëve ngelet hyrja në NATO dhe BE.

Apsdurd dhe jo mahi. Të kesh një ideal 20 vjeçar dhe në të mos arrihet që të kihet përkrahje nga po evropa seriozisht duhet ndryshuar qasja ndaj të dërguarve të tyre.

Politika e “oh sa mirë ta bana”, sjell rezultate të shkëlqyeshme për maqedonasit, të cilët me një gjysëm shteti 20 vjeçar arrijnë të luajnë me një Evropë të përbërë prej shumë shteteve të fuqishme.

Kurse shqiptarët kanë dy shtete të cilët me tapi, me din e iman, janë përcaktuar pro perendimorë, kurse aspak nga këto qëndrime nuk lujanë asnjë milimetër as shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të zi, Çamërisë e kudo gjetiu që jetojnë.

Në fakt, shqiptarët në Maqedoni, në këso kushte të tanishme skanë asgjë të humbasin nëse fillojnë të injorojnë të deleguarit e Evropës. Së shpejti vjen një përfaqësues tjetër nga Evropa, dhe të njejtit i dëshirojmë suksese me reformat, me zgjidhjen e kontestit maratonik me Greqinë dhe me implementimin e Marrëveshjes së lodhur të Ohërit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *